Deri në katër orë pritjet në dalje të pikëkalimit kufitar në Merdare

Qendra kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritje të gjata në kufi, ku në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, pritjet në dalje janë deri në katër orë. Në Jarinje janë deri në dy orë në dalje, ndërsa te Dheu i Bardhë 30 minuta dhe në Vërmicë 40 minuta, thuhet në njoftim.













