Deputetja e LDK’së reagon ashpër në Kuvend ndaj deputetëve të VV’së: Keni ndryshu për të keq

Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kritikuar deputetët e VV’së për qasjen e tyre ndaj Bordit të KOSST’it, ku para disa javëve ata raportuan në komisionit parlamentar. Ajo tha se fillimisht kjo mbledhje nuk do të duhej të mbahej me dyer të mbyllura dhe pa prezencë të mediave sepse, sipas saj, nuk kishte asgjë konfidenciale […]
Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kritikuar deputetët e VV’së për qasjen e tyre ndaj Bordit të KOSST’it, ku para disa javëve ata raportuan në komisionit parlamentar.
Ajo tha se fillimisht kjo mbledhje nuk do të duhej të mbahej me dyer të mbyllura dhe pa prezencë të mediave sepse, sipas saj, nuk kishte asgjë konfidenciale dhe se gjithçka ishte e ditur.
“Ka dyshime të mëdha dhe pse duhet të jetë e mbyllur mbledhja, keni harru që në opozitë keni kërkuar që të mos mbahen mbledhjet e komsionit me dyer të mbyllura. Nuk ka pasë nevojë të mbahet mbyllur mbledhja e komisionit…”, ka thënë ajo.
Tutje, sipas saj, VV ka ndryshuar për të keq dhe se në Kosovës nuk është monizëm por demokraci./Periskopi/












