Deputetët punojnë pak e mungojnë shumë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin e monitorimit dhe vlerësimit të performancës së Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror 2021. Ky sesion u karakterizua me një ritëm të ngadaltë të punës në procesin legjislativ, por me performancë më të mirë në rolin mbikëqyrës, njofton Klan Kosova. Sipas hulumtueses nga KDI, Agnesa Haxhiu, problematika […]
Ky sesion u karakterizua me një ritëm të ngadaltë të punës në procesin legjislativ, por me performancë më të mirë në rolin mbikëqyrës, njofton Klan Kosova.
Sipas hulumtueses nga KDI, Agnesa Haxhiu, problematika që e ka përcjellë këtë periudhë të punës së Kuvendit ngjashëm si në të kaluarën janë mungesat e shumta të deputetëve në seancë, veprime këto që padyshim që kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punimeve plenare.
Sipas të dhënave të siguruara nga Kuvendi, deri në fund të muajit korrik deputetët kanë munguar plot 414 herë.












