“Delta” kaplon Kosovën, tre fëmijë të infektuar të shtrirë në QKUK

“Delta” kaplon Kosovën, tre fëmijë të infektuar të shtrirë në QKUK

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 ditët e fundit në Kosovë po shihet mjaft shqetësuese dhe ‘kërcënon’ me shtrëngim të masave. Ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet me të infektuar me COVID-19, vetëm në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 888 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë. Shifrat alarmante po shkojnë […]

Ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet me të infektuar me COVID-19, vetëm në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 888 raste të reja me koronavirus dhe një viktimë.

Shifrat alarmante po shkojnë drejt rritjes çdo ditë, ndërsa apelohet tek qytetarët që të vaksinohen.

Me rritjen e rasteve të reja, është shtuar edhe numri i pacientëve të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë të infektuar me variantin Delta.

Këtë e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për lajmi.net, edhe pse nuk dhanë shifër të saktë të të infektuarve me këtë variant.

“Në SHSKUK (QKUK dhe spitalet e përgjithshme), janë të hospitalizuar 186 pacientë, prej të cilëve 136 të konfirmuar me COVID-19. Pjesa më e madhe e tyre janë nga varianti Delta (SARS COV2)”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Sa i përket moshave të prekura nga ky variant i COVID-19, MSH njofton se mosha e shtyrë është më e prekur, por janë të shtrirë edhe tre fëmijë.

“Të prekur ka nga të gjitha moshat, me një dominancë të moshave të shtyra. Janë edhe tre fëmijë, dy në Pediatri dhe një më i rritur është në Infektivë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Kujtojmë se, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin 24-orësh njofton se gjatë kësaj periudhe janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës, kurse deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total, numri i rasteve aktive është 3.489.
Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?