Debati mes Ahmetit e Pozharit: Ja çfarë mesazhe i kishte shkruar në vitin 2017

Debati në mes të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe analistit Xhevdet Pozharin ka eskaluar në akuza personale, Ahmeti ia ka kujtuar disa mesazhe Pozharit që ky i fundit ia kishte dërguar në vitin 2017. Përderisa Ahmeti ka folur rreth të arriturave në komune siç janë dyfishimi i çerdheve, rregullimi i hyrjeve të banesave etj. […]
Përderisa Ahmeti ka folur rreth të arriturave në komune siç janë dyfishimi i çerdheve, rregullimi i hyrjeve të banesave etj.
Ka qenë analisti Xhevdet Pozhari që i ka reaguar Ahmetit, duke i drejtuar akuza të rënda dhe personale, ai aftësinë e vetëm që ia ka faturuar Ahmetit, ka thënë se është “aftësia për t’i arsyetuar dështimet”.
Ndërsa ka shkuar edhe më tutje duke e ka quajtur edhe gënjeshtar kronik.
E menjëherë ka reaguar i pari i Prishtinës, i cili ia ka kujtuar disa mesazhe, ku Pozhari ia kishte dërguar Ahmetit gjatë vitit 2017, duke e përgëzuar për punën e mirë në Prishtinë.
“Ke ardhur me fol me mu Xhevdet, a din për cilat mesazhe po të thom, për mesazhet që mi ke dërguar pas vitit 2017 dhe me ke thanë ke punu shumë mire”, ka thënë Ahmeti.












