Daut Haradinajt nesër i bashkohet një profesor me renome

Zëdhënësi i Shabit Zgjedhor të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, Kushtrim Xhemaili ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme ekipit të Haradinajt do ti bashkohet një profesor me renome ndërkombëtare, pa e bërë të ditur se për cilin bëhet fjalë. Ky është njoftimi i Xhemailit: Listës fituese #eparaPrishtina nesër do t’i […]
Zëdhënësi i Shabit Zgjedhor të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, Kushtrim Xhemaili ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme ekipit të Haradinajt do ti bashkohet një profesor me renome ndërkombëtare, pa e bërë të ditur se për cilin bëhet fjalë.
Ky është njoftimi i Xhemailit:
Listës fituese #eparaPrishtina nesër do t’i bashkohet edhe njëri ndër profesorët më të nderuar, jo vetëm në Kosovë por edhe në nivelin ndërkombëtar. Lista jonë prekë çdo profil për të ardhmen e suksesshme të Prishtinës.
#eparaPrishtina












