Daut Haradinaj zotohet për përkrahje të fortë ndaj punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimi’: Pastrimi i kryeqytetit është obligim i përbashkët

Daut Haradinaj zotohet për përkrahje të fortë ndaj punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimi’: Pastrimi i kryeqytetit është obligim i përbashkët

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj nuk po ndalon së punuari për kryeqytetin dhe punën po e bënë duke qenë i pranishëm në terren dhe duke u marrë personalisht me problemet dhe nevojat e Prishtinës. Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video ku […]

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj nuk po ndalon së punuari për kryeqytetin dhe punën po e bënë duke qenë i pranishëm në terren dhe duke u marrë personalisht me problemet dhe nevojat e Prishtinës.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një video ku shihet duke bërë punën e pastrimit të kryeqytetit se bashku me punëtorët e kompanisë regjionale të pastrimit ‘Pastrimi’, ku u shpreh se mbajtja e pastërtisë së kryeqytit është obligim i përbashkët.

“Mirëmbajtja dhe pastrimi i kryeqytetit është obligim i përbashkët”, ka shkruar Haradinaj krahas videos së shpërndarë.

Në këtë video Haradinaj shihet i veshur më uniformën e punëtorëve të pastrimit, duke u ndihmuar atyre në pastrimin e pjesëve të ndryshme të kryeqytetit e ku ai zotohet se gjatë mandatit të qeverisjes së tij do funsionoj programi ‘Eco City’ ku do bëhet sistemimi i të gjitha shërbimeve komunale të pastrimit, mirëmbajtjes dhe trajtimit të mbeturinave, planifikimi, mobilizimi, ekzekutimi dhe monitorimi i të gjitha aktiviteteve, pajisja me kamionët elektrik për rrugët e ngushta, menaxhimi i kontejnerëve të mbeturinave, kalendari i grumbullimit – Eco City i cili do të shpërndahet në të gjitha vendbanimet, ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e qytetarëve.

Po ashtu Haradinaj bëri të ditur se nën qeverisjen e tij në Prishtinë do ketë përkrahje të pakushtëzuar për kompaninë e pastrimit ku prioritet do jetë ndarja e tokës për realizimin e projektit nga KFW me buxhet mbi 38 milionë euro.

“Keni me pas përkrahjen e fortë shpresojë, po kem qef jo vetëm unë po me e pa edhe kryeqyteti jonë punën e madhe që ju e bëni, puna e marë edhe juve edhe njëherë e suksese”, u drejtohet Haradinaj punëtorëve të kompanisë ‘Pastrimi’.

Kujtojmë që nga analistë dhe po ashtu edhe nga zyrtar të partive të tjera politike, puna e Haradinajt për Prishtinën është vlerësuar lartë.
Ndryshe i fundit ka qenë gazetari Valon Syla i cili tha se lista e Daut Haradinajt është e kompletuar nga shtresa të ndryshme të kryeqytetit e që rezultati i kësaj do jetë një befasi e madhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?