‘Civilët’ në aksion, vendose maskën

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë angazhuar policë civil për të zbatuar planin operacional për prandalimin e COVID 19. Sipas një njoftimi nga policia ato po kontrollojnë nëse qytetarët e Kosovës po respektojnë masat që janë në fuqi, përfshirë këtu edhe bartjen e maskës. Njoftimi i plotë: Policia e Kosovës sipas planit operacional për […]
Sipas një njoftimi nga policia ato po kontrollojnë nëse qytetarët e Kosovës po respektojnë masat që janë në fuqi, përfshirë këtu edhe bartjen e maskës.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren zyrtarët policorë në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.
Të njejtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajn deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të frekuentuara.












