Cilat janë dy komunat me më së shumti kandidatë për kryetarë

Cilat janë dy komunat me më së shumti kandidatë për kryetarë

Në komunën e Prizrenit dhe të Pejës pritet konkurrencë më e madhe për të fituar ulësen e kryetarit të komunës, vende këto në të cilat janë nëntë kandidatë për kryetarë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Kështu është thënë sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhje ku ndër të tjera […]

Në komunën e Prizrenit dhe të Pejës pritet konkurrencë më e madhe për të fituar ulësen e kryetarit të komunës, vende këto në të cilat janë nëntë kandidatë për kryetarë, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Kështu është thënë sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhje ku ndër të tjera u bë e ditur se deri më 17 gusht, për regjistrim si votues jashtë vendit, janë pranuar 10 mijë e 638 aplikime të cilat janë në shqyrtim dhe afati për këtë proces përfundon sot në mesnatë.

Ylli Buleshkaj nga Zyra për regjistrimin e partive politike dhe certifikim tha se janë në shqyrtim të aplikacioneve të subjekteve politike për t’u certifikuar për zgjedhjet e 17 tetorit, për të cilat tha se 99% e tyre kanë pasur nevojë për plotësime.

“Ka komuna në të cilat duket do të ketë konkurrencë të madhe për ulësen e kryetarit të komunës ato sipas të dhënave të tanishme janë Komuna e Pejës dhe Prizrenit me nga nëntë kandidatë, ndërsa të dyja këto komuna i kanë nga 14 në 12 subjekte politike të cilat kanë treguar interes për të garuar për ulëse në Kuvendet Komunale të tyre, konkurrenca më e madhe në Kosovë duket që do të jetë në këto dy komuna, edhe pse Prishtina është kryeqytet dhe ka numrin më të madh të ulëseve në Kuvend Komunal. Ndërsa komunat që ka më pak interes, kushtimisht ta themi për ulësen e kryetarit të komunës është Vitia, Han i Elezit dhe Ranillugu me nga dy aplikacione, si dhe komunat e tjera për Kuvende Komunale që kanë pak interes është komunën e Ranillugut me dy subjekte politike të ciklat garojnë për ulëse në këto kuvende komunale”, ka thënë ai.

Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së, ka thënë se nga 10 mijë e 638 aplikime për regjistrim si votues jashtë vendit, 9 mijë e 652 janë aprovuar derisa sekretariati do të vazhdojë pranimin e aplikimeve deri në mesnatën e së mërkurës.

“Periudha e cila ka filluar më 10 korrik dhe pritet të mbyllet sot në orën 24:00 pra para mesnatës është periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë vendit. Raporti ynë është i datës 17 gusht të orës 20:00 dhe deri në atë periudhë kanë aplikuar 10 mijë e 638 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, të gjitha këto aplikime janë përmes emailit zyrtar të cilat ka publikuar KQZ. Pra 10 mijë prej 638 aplikacioneve të pranuara për regjistrim, prej tyre 9 mijë e 652 aplikacione janë të aprovuara. Sekretariati edhe sot do të vazhdojë me pranimin e aplikacioneve deri në mesnatë, dhe do t’i trajtoj të gjitha kërkesat”, ka thënë ai.

Ahmetaj bëri të ditur se kanë pranuar 2 mijë e 670 kërkesa përmes platformës online, kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, ndërsa 300 kërkesa janë parashtruar përmes formularëve të aplikimit.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u bë e ditur se qytetarët në Kaçanik dhe Han të Elezit, të cilët kanë shtetësi edhe të Maqedonisë së Veriut, përveç të Republikës së Kosovës, do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e votimit në dy shtetet më 17 tetor, meqë zgjedhjet lokale do të mbahen në të njëjtën datë edhe në vendin fqinj.

Gjithashtu sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimet për refuzimin e aplikacioneve për regjistrim për votim jashtë Kosovës, të pranuara nga Mali i Zi, të cilat janë vlerësuar të dyshimta.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?