Çfarë thonë nga PDK-ja në Vushtrri për dorëheqjen e Xhevahire Izmakut

Ish-deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka pasur në brenda strukturave të partisë. Izmaku tha se arsyeja e largimit të saj nga PDK-ja është se ajo nuk beson më në vizionin e kësaj partie. Por edhe pse nuk ka reagim zyrtar nga PDK, burime […]
Ish-deputetja e PDK-së Xhevahire Izmaku ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka pasur në brenda strukturave të partisë.
Izmaku tha se arsyeja e largimit të saj nga PDK-ja është se ajo nuk beson më në vizionin e kësaj partie.
Por edhe pse nuk ka reagim zyrtar nga PDK, burime brenda degës së PDK-së në Vushtrri, bëjnë të ditur se arsyeja reale e dorëheqjes së Izmakut lidhet me dështimet personale të saj për të arritur synimet personale politike, pasi ajo dështoi të fitoj besimin e qytetarëve të Vushtrrisë në dy palë zgjedhjet e fundit si dhe dështoi të bëhet anëtare e kryesisë qendrore.
I njëjti burim ka treguar se ish-deputetja Izmaku që prej 2017 ka bërë përpjekje për të lëvizur në subjekte tjera ku kishte negociuar me AKR dhe me VV. “Kulmi i zhgënjimit të saj ka ndodhur në këto zgjedhje lokale e partiake ku ajo dështoi në përpjekjet e saj për të mbështetur disa njerëz që nuk kishin asnjë mbështetje të strukturave të degës së PDK në Vushtrri. Pas dështimit në Vushtrri ajo nuk arriti të bëhet as anëtare e kryesisë qendrore dhe tani po e sheh që i ka humbur gjithë ndikimi e këto dështime po i paraqet si mungesë hapësire. Po e njëjta parti qe 20 vjet i ka dhënë hapësirë e pushtet por tani nuk ka mbështetje qytetare”, tha ai.
Mësohet se Xhevahire Izmaku pas negociatave për kalim në AKR e VV e kishte humbur edhe mbështetjen e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.












