Blinken falënderon Shqipërinë për ofertën për të strehuar refugjatë afganë

Blinken falënderon Shqipërinë për ofertën për të strehuar refugjatë afganë

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, në një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama falenderoi Shqipërinë për gatishmërinë e saj për të strehuar refugjatë afganë. Në një deklaratë të lëshuar të enjten nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price thuhet se në bisedën e zhvilluar të mërkurën,“Sekretari dhe Kryeministri biseduan në lidhje me ofertën e […]

Në një deklaratë të lëshuar të enjten nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price thuhet se në bisedën e zhvilluar të mërkurën,“Sekretari dhe Kryeministri biseduan në lidhje me ofertën e aleatit të NATO -s, Shqipërisë, për të pranuar përkohësisht afganët në nevojë. Sekretari Blinken falenderoi gjithashtu Kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë”. Në njoftimin e zëdhënësit Price thuhet se “Sekretari (Blinken) dhe Kryeministri (Rama) riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve”.

Njoftimi i Departamentit të Shtetit vjen në një kohë kur autoritetet shqiptare po vazhdojnë përgatitjet për të pritur refugjatë afganë që po largohen nga vendi i tyre nga frika e kërcënimeve të talibanëve.

Në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas janë ngritur tendat, ku qytetarëve afganë do t’u ofrohen shërbimet e para. Qendra, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, është e pajisur me çadra mjekësore e të ndihmës së parë dhe ka një kapacitet prej 400 personash.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila është caktuar si koordinatore për operacionin humanitar në ndihmë të shtetasve afganë, tha të mërkurën se situata po ndiqet minutë pas minute në bashkëpunim me aleatët dhe se janë marrë të gjitha masat, kurdo që të mbërrijë avioni i parë. Ministrja Xhaçka vizitoi të mërkurën edhe godinat e Qytetit Studenti, ku pritet të sistemohen fillimisht refugjatët afganë.

Qytetarët afganë, sipas njoftimeve zyrtare në Shqipëri, “do të qëndrojnë për pak javë në këto qendra, për t’u zhvendosur më pas në disa struktura hoteljere në bregdet në pritje të kryerjes së procedurave për transferimin e tyre drejt destinacionit final”, që janë SHBA-të.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?