Bjellorusia refuzon ambasadoren amerikane

Bjellorusia refuzon ambasadoren amerikane

Qeveria e udhëheqësit autoritar bjellorus Aleksandër Lukashenko i është kundërpërgjigjur raundit më të fundit të sanksioneve amerikane, duke kërkuar që Uashingtoni të reduktojë në pesë persona stafin e ambasadës në Minsk deri më 1 shtator. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë Anatol Glaz tha gjatë një interviste që u publikua në faqen e internetit […]

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë Anatol Glaz tha gjatë një interviste që u publikua në faqen e internetit të ministrisë më 11 gusht, se Minsku gjithashtu ka tërhequr miratimin për emërimin e Julie Fisher, si ambasadore e SHBA-së në Bjellorusi.

“Duke marrë parasysh se Bjellorusia ka humbur besimin në administratën aktuale amerikane, ne pezullojmë bashkëpunimin për të gjitha projektet, grantet dhe programet e reja të koordinuara nga qeveria amerikane derisa të kthehet besimi”, tha zoti Glaz, duke shtuar se Minsku rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime shtesë në të ardhmen.

Fisher, ambasadorja e parë amerikane në Bjellorusi që nga viti 2008, u konfirmua nga Senati në dhjetor 2020, por ajo nuk ka qenë në gjendje të marrë postin e saj në Minsk pasi qeveria bjelloruse nuk pranon ta pajisë me vizë.

Intervista e Glaz u shfaq pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja njoftuan sanksione të reja tregtare dhe financiare ndaj Bjellorusisë më 9 gusht, një vit pas zgjedhjeve presidenciale që zgjatën sundimin prej disa dekadash të zotit Lukashenko si dhe ndezën një valë të pashembullt protestash mes akuzave se votat ishin manipuluar.

Lukashenko, në pushtet që nga viti 1994, reagoi ndaj protestave me një goditje brutale. Më shumë se 32 mijë njerëz janë ndaluar, mijëra janë rrahur nga policia në rrugë dhe në paraburgim dhe ka dyshime se shumë janë torturuar. Autoritetet kanë burgosur disa nga drejtuesit e opozitës, një pjesë e të cilëve janë detyruar të largohen nga vendi.

Gjatë një interviste të martën, Fisher tha se zgjedhjet e vitit të kaluar që shkaktuan protestat “përfaqësuan një pikë kthese në pikëpamjen tonë për ngjarjet në Bjellorusi”.

“Ne pamë natyrën mashtruese të atyre zgjedhjeve në një mënyrë që nuk e kemi parë kurrë më parë. Provat mbi manipulimin e numërimit, keqpërdorimit të votës, mungesës së gatishmërisë për të pranuar vëzhgues ndërkombëtarë, e gjithë kjo krijoi një dinamikë ku zëri i njerëzve që refuzuan ato votime të manipuluara ishte tejet i qartë në vitin 2020”, tha Fisher.

Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania dhe vende të tjera goditën Lukashenko, rrethin e tij të ngushtë dhe firmat bjelloruse me disa raunde sanksionesh, duke e izoluar atë ndërkombëtarisht dhe duke rritur varësinë e këtij vendi më shumë se kurrë nga mbështetja ruse./voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?