Biden: Deri tash kemi evakuuar më shumë se 18 mijë njerëz nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se që nga muaji korrik kanë evakuuar më shumë se 18 mijë njerëz nga Afganistani, kontrollin e së cilit e morën talibanët. Gjithashtu, Biden përmes një postimi në Twitter bëri të ditur se vetëm nga 14 gushti janë evakuuar afërsisht 13 mijë njerëz “Mijëra […]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se që nga muaji korrik kanë evakuuar më shumë se 18 mijë njerëz nga Afganistani, kontrollin e së cilit e morën talibanët.
Gjithashtu, Biden përmes një postimi në Twitter bëri të ditur se vetëm nga 14 gushti janë evakuuar afërsisht 13 mijë njerëz
“Mijëra të tjerë janë evakuuar në fluturimet private të lehtësuara nga qeveria amerikane”, shkroi Biden në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se talibanët e morën nën kontroll kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, gjë e cila detyroi shumë njerëz të largohen nga atje, teksa Kosova është në pritje që të strehojë mijëra afganë.












