Berisha: Kjo Qeveri është e frikshme, po angazhon këngëtare për fushatën e vaksinimit

Berisha: Kjo Qeveri është e frikshme, po angazhon këngëtare për fushatën e vaksinimit

Publicistja Kimete Berisha, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë që po angazhon këngëtare në fushatën për vaksinim. Berisha ka shkruar në Facebook se në krejt botën, fushatën për vaksinim e bëjnë mjekët dhe ata që janë kompetentë për mjekësi, derisa në Kosovë po angazhohen ‘VIP-at e estradës’. “Në krejt botën bëjnë fushatë për vaksinim profesionistët, mjekët, […]

Berisha ka shkruar në Facebook se në krejt botën, fushatën për vaksinim e bëjnë mjekët dhe ata që janë kompetentë për mjekësi, derisa në Kosovë po angazhohen ‘VIP-at e estradës’.

“Në krejt botën bëjnë fushatë për vaksinim profesionistët, mjekët, punonjësit mjekësor, të gjithë ata doktorë të respektuar, që janë kompetentë për mjekësi, e në Kosovën e mjerë, Ministria e Shëndetësisë i angazhon në fushatë këngëtaret e VIP-at e estradës! Po kush je ti oj zonja këngëtare, çfarë karizme ke ti që del pakësh e flet për vaksinim…ku di ti çka është mirë e çka është keq për shëndet…”, ka shkruar Berisha.

Berisha thotë se Qeveria nuk ka bërë asnjë fushatë serioze, e cila do t’i bindte qytetarët të vaksinohen.

“Pse duhet të të besojmë ty! Çka prezenton ti! Qeveria nuk ka bërë asnjë fushatë serioze t’i bind shqiptarët të vaksinohen! Na duhen doktorë serioz që me fjalë të buta dhe të urta të bindin të vaksinohesh…Na duhen profesionistë që e dinë për çka është fjala! Se popullata nuk ka faj kësaj radhe… Na hodhi në zjarr qeveria, na tha ‘s’ka virus-dilni kënaquni’…shqiptarët dolën pa asnjë masë mbrojtëse, sepse i besuan qeverisë!  Sot e gjithë ditën, gati asnjë qytetar nuk e ka bartur maskën as nuk e ka respektuar distancën!”, ka shkruar Berisha.

“Është frustruese, është depresive dhe dyshuese kur lexon nga mediat ndërkombëtare sesi tani as dy vaksina nuk mjaftojnë, sesi duhet vaksina e tretë…pastaj ku është e treta, mund të ndodh e katërta, e kështu me radhë! Ne lexojmë nga mediat ndërkombëtare se si filan infermierja gjermane ka mashtruar dhe në vend të vaksinave anti-covid, mijëra qytetarëve u ka dhënë ‘ujë e krip’… nejse me ndodh te ne këtu na dhënë ‘krip e kepë’ në vend vaksine…”, ka shkruar Berisha.

Ajo thotë se estrada nuk të bind t’ia dëgjosh këngët, e lëre më për marrjen e vaksinës.

Berisha ka shkruar se kjo Qeveri është e frikshme.

“Lërini estradën! Ata nuk të bindin t’ua dëgjosh këngët (me tekstet më primitive në në planet), e po të bindkan me marrë vaksinën. ….fushata për t’i bindur shqiptarët të vaksinohen – duhet të jetë shumë serioze dhe bindëse…! Çfarë qeverie është kjo kështu, që merret me koncerte, me Shoqatën e Shkrimtarëve të vdekur dhe me Bandën për Dasma e Funerale! Çfarë qeverie është kjo që ministresha e Tregtisë, në vendin më të varfër në Evropë, e angazhon një student 21 vjeçar për ta këshilluar për çështjet e tregtisë dhe industrisë, derisa mijëra gra e burra të diplomuar mbijetojnë pa punë, ose shërbejnë si skllevër nëpër dyqane skllavopronarësh. P.S. Kjo qeveri është e frikshme…!”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fushatës për vaksinim i është bashkuar këngëtarja Dafina Zeqiri.

Përveç saj, MSH-ja ka angazhuar edhe këngëtaren Shyhrete Behluli e aktivistin e shoqërisë civile, Rron Gjinovcin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?