Berisha: Heronjtë e Albin Kurtit janë personat që s’iu bën përshtypje vdekja, si Rozeta Hajdarit kur i vdiq babai

Berisha: Heronjtë e Albin Kurtit janë personat që s’iu bën përshtypje vdekja, si Rozeta Hajdarit kur i vdiq babai

Opinionistja e njohur Kimete Berisha, i është bashkangjitur kritikës së opinionistëve e studiuesve, pasi kryeministri Albin Kurti keqcitoi Kamyn. Berisha thotë se ‘heronjtë’ e Albin Kurtit vazhdimisht janë ‘disa persona që nuk iu bën përshtypje vdekja’. “Por Albin Kurti, e ndan fjalinë e Kamy-s, si vetmitari që e blen veç një copë bostan! Kur e […]

Opinionistja e njohur Kimete Berisha, i është bashkangjitur kritikës së opinionistëve e studiuesve, pasi kryeministri Albin Kurti keqcitoi Kamyn.

Berisha thotë se ‘heronjtë’ e Albin Kurtit vazhdimisht janë ‘disa persona që nuk iu bën përshtypje vdekja’.

“Por Albin Kurti, e ndan fjalinë e Kamy-s, si vetmitari që e blen veç një copë bostan!

Kur e ndan fragmentin e Kamy-s, ia humb kuptimin, dhe këtë e bën i bindur se s’t’merr vesh kush se shqiptarët nuk lexojnë!

Për sherr lexon bash kush s’duhet!

Albert Kamy ka thënë:

‘Në shoqërinë tonë, secili njeri që nuk vajton në funeralin e nanës së tij, rrezikon të dënohet me vdekje’.  Personazhi i Kamy-s, nuk e ka ka luajtur rolin që e ka caktuar shoqëria…prandaj është i jashtëzakonshëm!”, shkruaj ajo.

Shkrimi i plotë:

‘Heronjtë’ e Albin Kurtit vazhdimisht janë disa persona që nuk u bën përshtypje vdekja…

Ju kujtohet Rozeta Hajdari, kur i vdiq babai, e la babain e vdekur të ‘pres’ dhe shkoi në konferencë për gazetarë me Albin Kurtin…

se më e rëndësishme besnikëria ndaj Albin Kurtit dhe karriera e saj politike sesa vdekja e babait…

përtej vdekjes s’ka ku shkon, i vdekuri ka kohë…pret!

Dhimbja është individuale.

Gjithkush e përjeton në mënyrën e tij.

Është art suprem që ta mësosh veten me

kohë dhe të pajtohesh me faktin se vdekja nuk është ‘lajm’!

Por, mendimet e errëta ne vazhdimisht i shtyjmë për një ditë tjetër.

Për njeriun e zakonshëm është e paimagjinueshme që njeriu normal mund të këndojë pa e prishur çehren, pasi që e merr lajmin për vdekjen e nanës!

Ama, për njeriun e jashtëzakonshëm është krejt normale të këndojë edhe në funeral!

Sepse, përgatitet me kohë për ndarjen e fundit me të dashurit e tij, ndahet për së gjalli me ata që do, dhe nuk pret që vdekja t’i ndajë!

Mërzia për të vdekurin është mall për dashurinë, ama i vdekuri nuk jep dashuri…

kështu, është zor ta duash njeriun e vdekur, nuk mund ta duash, sepse nuk merr asgjë nga vdekja..

Pyete kë të duash: A do të pranoje të ringjallej i dashuri që të ka vdekur-do të të thoshte: JO. Se është trishtim ringjallja individuale. Do të ishte e pranueshme ringjallja veç si grup, jo si individ.

Sepse, ti nuk vuan që nuk është më ai që ishte, por vuan për dashurinë e tij!

Çdo vuajtje ndodh sherri dashurisë!

Njeriu i urtë nuk vuan.

Por përgatitet (dhe i përgatit të tjerët) për largimin e tij, kur t’i vijë koha.

Largimi do të duhej të ishte i lehtë dhe shumë i lehtë…sepse, ‘këngën e pikëllimit” e këndojnë ata që mbesin pas teje!

Është urtësi e madhe të vuash pak, rrallë, hiç…sepse vuajtja është ‘refuzimi i realitetit’!

Në çastin që e pranon të vërtetën-qetësohesh!

Pa e pranuar-s’bën!

Nëse nuk e pranon të vërteten-çmendesh nga frika, çmendesh nga diçka që nuk ndryshon, e pranove-s’e pranove ti!

Sepse, të kundërshtosh diçka që nuk varet prej teje-është çmenduri!

Kur vuan – dukesh njeri më i ndjeshëm, më i mirë …

Kur nuk vuan, tregohesh i mençur, por të tjerëve u dukesh njeri ‘pa ndjenja’, gjakftohtë.

Prandaj, traditata e imponon vuajtjen si vlerë!

Nëse qan e rënkon (të përqeshin, të thonë ‘edhe vdekja ka marifet”);

Nëse rri i qetë e nuk qan (të përqeshin, qysh s’i erdh marre, një pikë loti nuk ia pa kush).

Dikush dëshiron të vuaj pa dëshmitarë.

Dikush nuk e njeh vuajtje nëse nuk ka shikues.

Traditën e urrej!

Nuk do të thotë të vuash patjetër, se vuajtja as s’ka vlerë, as s’të bën njeri më të mirë, vuajtja është humbje kohe dhe se vdekja në të gjitha rastet duhet të jetë ‘shpëtim’…

njeriu shpeshherë e lyp vdekjen si dalje përfundimtare nga vuajtjet dhe nga kotësia…(pa e menduar se vdekja mund të jetë hyrje në një vuajtje tjetër).

P.S. Albert Kamy në librin ‘I huaji’, thotë:

‘Nëna ime ka vdekur sot. Apo ndoshta dje. Nuk jam i

sigurt’.

Por Albin Kurti, e ndan fjalinë e Kamy-s, si vetmitari që e blen veç një copë bostan!

Kur e ndan fragmentin e Kamy-s, ia humb kuptimin, dhe këtë e bën i bindur se s’t’merr vesh kush se shqiptarët nuk lexojnë!

Për sherr lexon bash kush s’duhet!

Albert Kamy ka thënë:

‘Në shoqërinë tonë, secili njeri që nuk vajton në funeralin e nanës së tij, rrezikon të dënohet me vdekje’.

Personazhi i Kamy-s, nuk e ka ka luajtur rolin që e ka caktuar shoqëria…prandaj është i jashtëzakonshëm!

(Gjithmonë shtyje vuajtjen për një ditë tjetër).

Për vuajtje gjithmonë do të gjendet një kohë)

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?