“Bazuar në ligjin e Sheriatit, udhëheqje islamike,” si do të jetë qeveria e re talebane

Zbulohen më shumë detaje lidhur me “amnistinë e përgjithshme” të shpallur më herët nga talebanët, ku grupi militant bën thirrje që gratë të rifillojnë çdo rol zyrtar nën qeverinë e tyre të re, sipas një raporti të Associated Press. “Emirati Islamik nuk dëshiron që gratë të jenë viktima… Ato duhet të jenë në strukturën qeveritare […]

“Emirati Islamik nuk dëshiron që gratë të jenë viktima… Ato duhet të jenë në strukturën qeveritare sipas ligjit të Sheriatit,” tha Enamullah Samangani, anëtar i komisionit kulturor të talebanëve.

“Struktura e qeverisë nuk është plotësisht e qartë, por bazuar në përvojën, duhet të ketë një udhëheqje plotësisht islamike dhe të gjitha palët duhet të bashkohen,” shtoi ai, përcjell abcnews.al.

Bisedimet duket se po vazhdojnë midis talebanëve dhe disa zyrtarëve të qeverisë afgane, përfshirë ish -presidentin, Hamid Karzai dhe Abdullah Abdullahun, i cili dikur kryesonte këshillin negociator të vendit. Vendndodhja e presidentit të fundit, Ashraf Ghani, mbetet e panjohur; ai u largua nga vendi ndërsa talebanët morën kontrollin në Kabul.

Një zyrtar me njohuri të drejtpërdrejta për bisedimet i tha AP se Amir Khan Muttaqi, udhëheqës i lartë taleban, kishte mbërritur në Kabul nga Katari. Ky u fundit është ish ministër i arsimit të lartë gjatë sundimit të fundit të talebanëve. Muttaqi kishte filluar të lidhte kontakte me udhëheqësit politikë afganë edhe para se Ghani të ikte.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?