Bashkëshorti ia pa sherrin Angela Martinit, fotografia përmes së cilës ajo “zbuloi” vendndodhjen e tij

Bashkëshorti ia pa sherrin Angela Martinit, fotografia përmes së cilës ajo “zbuloi” vendndodhjen e tij

Modelja shqiptare, Angela Martini duket se i ka dhënë “sinjal” autoriteteve për vendndodhjen e bashkëshortit të shpallur në kërkim pasi publikoi një fotografi me të në rrjete sociale. Dragos Savelcu u arrestua ditën e djeshme në ishullin Mykonos të Greqisë. Pas fotografisë së modeles, rezultoi se Dragos ishte larguar nga Italia dhe pritej që pas […]

Dragos Savelcu u arrestua ditën e djeshme në ishullin Mykonos të Greqisë. Pas fotografisë së modeles, rezultoi se Dragos ishte larguar nga Italia dhe pritej që pas kësaj lëvizje, të arrestohej bazuar në urdhër arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Rumania.

Ndonëse Angela Martini nuk e kishte zbuluar vendndodhjen, ajo kishte treguar se me cilët miq po argëtoheshin, të cilët në rrjetet e tyre sociale tregonin se ndodheshin në Mykonos, shkruan media rumune G4Media.

Dragos Savulescu ishte në një restorant të njohur në zonën e Mylos kur u arrestua. Urdhri i arrestit për të u lëshua pas një urdhri evropian të lëshuar nga autoritetet rumune për pjesëmarrje në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritet ta ketë dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Siç raportohet nga mediat rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila. Së bashku me dikë tjetër, mbiemri i të cilit është Giurgiucanu, biznesmeni i ka marrë pronësitë falë ndihmës së një noteri. Më pas, këto toka u janë shitur të afërmve apo miqve me një çmim shumë të ulët.

Pas vendimit të autoriteteve gjyqësore për dënimin me burg, Savulescu u arratis në Itali, konkretisht në Napoli derisa u vu në pranga në Greqi.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya