Ballkani.info: Këshilltari i ministres Rozeta Hajdari “patrullon” nëpër ministri me revole në brez

Ballkani.info: Këshilltari i ministres Rozeta Hajdari “patrullon” nëpër ministri me revole në brez

Me revole në brez “patrullon” nëpër Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, këshilltari politik i Rozeta Hajdarit, Kushtrim Dakaj. Burime të Ballkani.info brenda Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë kanë treguar se këshilltari politik, Kushtrim Dakaj, gjatë gjithë kohës mban revolen në brez nëpër ministri, “duke e ekspozuar para stafit”. Që Dakaj mban revole nuk […]

Burime të Ballkani.info brenda Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë kanë treguar se këshilltari politik, Kushtrim Dakaj, gjatë gjithë kohës mban revolen në brez nëpër ministri, “duke e ekspozuar para stafit”.

Që Dakaj mban revole nuk e kanë mohuar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në një përgjigje me shkrim për Ballkani.info, nga MINT kanë thënë se Dakaj nuk ka asgjë të paligjshme.

“Krejt çka posedoj është në përputhje me ligjet në fuqi”, ka thënë Kushtrim Dakaj në përgjigje të shkurtët për Ballkani.info.

Ballkani.info thotë se ka pyetur MPB-Policinë e Kosovës se çfarë tipi të lejes për armë ka Dakaj, por deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Ligji Nr.05/L-022 e përcakton edhe mbajtjen e armës, varësisht nga leja që ka personi që posedon.

Janë disa mënyra të mbajtjes së armës, por për shkak që MPB-Policia e Kosovës nuk kanë dhënë përgjigje për tipin e lejes së Dakajt, nuk dihet se a i lejohet Dakajt mbajtja e armës në brez edhe gjatë orarit të punës.

Burime brenda MINT kanë thënë se sjellja e Dakajt me armë nëpër ministri është “duke shkaktuar presion dhe frikë në mesin e stafit”.

Kushtrim Dakaj në vitin 2016 është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për shkak se akuzohej për sulm ndaj automjeteve zyrtare që vinin nga Beogradi për në Kosovë më 4 prill të vitit 2012.

Po ashtu në prill të vitit 2020, kur Dakaj ishte këshilltar politik i ministres Hajdari në Qeverinë Kurti 1, ishte prezantuar si inspektor në një lokal, e që më pas ishte intervistuar nga Policia dhe ende është nën hetim.

“Me datë 11.04.2020 rreth orës 11:48 në Rr. Fadil Hoxha –Kalabri fillimisht është raportuar se ankuesi i lindur më 28.03.1985 m/sh/k ka raportuar për një lokal të hapur në këtë lokacion. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se ankuesi është prezantuar rrejshëm ndaj qytetarëve si Inspektor i Tregut. Me urdhër të prokurorit kujdestar Ali Ajdini i njëjti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhej në raportin e policisë të datës 11 prill të vitit 2020.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?