Avokati refuzon të mbrojë të dyshuarin për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

Avokati Avni Hysiqi, të cilit iu është caktuar detyra zyrtare të mbrojë të dyshuarin, Arbër Sejdiu, për rastin e vdekjes së 18 vjeçares dje në Ferizaj, ka refuzuar detyrën me arsyetimin se është një rast shumë i komplikuar dhe se është shumë i vjetër të merret me këtë çështje. Në një pronocim për Insajderin, avokati […]
Avokati Avni Hysiqi, të cilit iu është caktuar detyra zyrtare të mbrojë të dyshuarin, Arbër Sejdiu, për rastin e vdekjes së 18 vjeçares dje në Ferizaj, ka refuzuar detyrën me arsyetimin se është një rast shumë i komplikuar dhe se është shumë i vjetër të merret me këtë çështje.
Në një pronocim për Insajderin, avokati Hysiqi ka zbuluar se mbrëmjen e kaluar ka qenë në polici në cilësinë e avokatit në lidhje me rastin e vdekjes në rrethana misterioze të vajzës 18 vjeçare dje në Ferizaj.
“Unë nuk jam tu e përfaqësu (Arbër Sejdiun), mbrëmjen e kaluar kam qenë në stacion të Policisë, por nuk jam tu e përfaqësu. Kam refuzuar përfaqësimin ngase nuk mundem ta bëjë një gjë të tillë, unë jam i vjetër dhe nuk mund ta përfaqësojë me ato probleme” – tha ai.












