Avokati i Haradinajt: Do ndjekim rrugë ligjore për diskualifikimin e dy gjyqtarëve të Speciales

Avokati i Haradinajt: Do ndjekim rrugë ligjore për diskualifikimin e dy gjyqtarëve të Speciales

Avokati britanik, Toby Cadman, i akredituar nga Gjykata Speciale si pjesë e mbrojtjes së të akuzuarit për vepër penale të pengimit të administrimit të drejtësisë, ish-kreut të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, është shprehur i zhgënjyer me refuzimin e kërkesës për “diskualifikimin e dy gjyqtarëve të lartë” të Gjykatës Speciale, për të cilët po supozon se kanë […]

Cadman, në një përgjigje nëpërmjet e-mailit për Express ka thënë se do shqyrtojnë rrugë të mëtutjeshme ligjore në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës, duke rikujtuar se Dhomat e Specializuara funksionojnë nën juridiksionin e organit gjyqësor të Kosovës.

“Krejt çka mund të them në këtë fazë është se jemi të zhgënjyer me vendimin [anulimin e kërkesës së avokatit për shkarkimin e gjyqtarëve të lartë] dhe do të shqyrtojmë rrugë të mëtejshme ligjore dhe kushtetuese të Dhomave të Specializuara të Kosovës, siç e lejon organi gjyqësor i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në një përgjigje për Express.

Përgjigja e tij vjen pas artikullit të mediumit ‘The Telegraph’, në të cilin raportohet se avokatët britanikë të akredituar në Hagë kanë kërkuar shkarkimin e Kryetares së Gjyqtarëve, Ekterina Trendafilova, si dhe Charles L. Smith, nënkryetari i Dhomave të Specializuara.

“Krejt çka kërkojmë është që klienti ynë të marrë një gjykim të drejtë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj”, ka deklaruar Cadman për prestigjiozen britanike.

Sipas të përditshmes, britanike njëri nga gjyqtarët njoftoi diplomatët europianë mbi rastin e Haradinajt, duke cenuar pavarësinë dhe vendimmarrjen e paanshme gjyqësore.

Ndërkaq, për gjyqtarin e dytë të akuzuar për tejkalim kompetencash avokatët britanikë po pretendojnë se ka komprometuar pavarësinë e tij duke ushtruar presion politik mbi gjyqtarët e tjerë dhe duke sugjeruar se Brukseli po i bën presion për dënime mbi krimet e supozuara të luftës në Kosovë.

Gjykata Speciale, javë më parë, ka caktuar seancat e radhës ndaj dy zyrtarëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Sipas njoftimit, seancat gjyqësore të të apostrofuarve do të mbahen më 1 dhe 2 shtator 2021.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit