Australianët e shpallin Rita Orën “qytetare nderi” pas reagimit interesant kur provoi ushqimin e tyre tradicional

Australianët e shpallin Rita Orën “qytetare nderi” pas reagimit interesant kur provoi ushqimin e tyre tradicional

Ajo është sensacioni i muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka shijuar pjesën e saj të mirë të delikatesave si një yll popi ndërkombëtar. Dhe të premten mbrëma në premierën e “The Voice Australia”, Rita Ora, 30 vjeçe, dha mendimin e saj për ‘Vegemite’ (ushqim tradicional australian), shkruan DailyMail. Gjatë daljes debutuese në karrigen […]

Dhe të premten mbrëma në premierën e “The Voice Australia”, Rita Ora, 30 vjeçe, dha mendimin e saj për ‘Vegemite’ (ushqim tradicional australian), shkruan DailyMail.

Gjatë daljes debutuese në karrigen e panelistes, këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” u befasua nga kolegu i saj, ylli Guy Sebastian, i cili erdhi me një kuti me ushqim.

“A është kjo një donut ‘Krispy Kreme’?”, pyeti artistja kryesuese e top-listave muzikore të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, Guy zbuloi se brenda paketës me ushqim kishte disa copë Vegemite.

“Është pak më e shijshme. Kjo është një dhuratë mirëseardhjeje në Australi”, tha ai.

Rita me kënaqësi provoi ushqimin, dhe madje dukej se e shijoi atë.

“Është pak e thartë apo jo?”, tha artistja shqiptare pasi e provoi, ndërsa kolegët gjyqtarë Keith Urban dhe Jessica Mauboy shikuan dhe filluan të qeshin.

Guy pranoi se i pëlqente ta hante atë me djathë – para se Rita ta pyeste me shaka këngëtarin australian nëse ishte shtatzënë.

Një numër u lajmëruan në Twitter, duke shkruar statuse nga më të ndryshme për yllin me prejardhje shqiptare.

“Rita Ora kishte reagimin më të mirë ndaj ‘Vegemite’ nga çdo mysafir ndërkombëtar. Ajo është zyrtarisht një qytetare australiane e nderuar”, shkroi një fans.

Një tjetër shtoi: “Rita Ora tani është një konsumuese e ‘Vegemite’ e vogël e lumtur”.

“Rita Ora duke provuar ‘Vegemite’ [një emoji i qeshur]”, shkroi një i tretë.

Gjatë episodit të premierës, ylli arriti të merrte një konkurrente në skuadrën e saj.

15-vjeçarja Sofia Watt pasi iu kthyen të gjitha karriget, vendosi të zgjedhë artisten shqiptare si trajneren e saj në këtë garë.

Rita u shpreh se mund të lidhej më shumë me të, pasi ajo vet ishte 15 vjeçe kur nënshkroi kontratën e saj të parë për një këngë.

“Ju do të merrni shumë po dhe jo dhe ky është vetëm realiteti, por forca që unë mund të dëgjoj në aftësinë tuaj vokale, është diçka që askush nuk mund ta godasë atë”, tha ajo.

‘Vegemite’ është një ushqim australian i trashë, ngjyrë kafe e errët, i bërë nga ekstrakti i majave të birrës, me aditivë të ndryshëm të perimeve dhe erëzave. Ajo u zhvillua nga Cyril Callister në Melburn, Victoria në 1922.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya