Audi A8: Ja faktet që tregojnë se Pozhari paragjykoi në formë seksiste 18 vjeçaren e vrarë

Analisti që përkrah Vetëvendosjen, Xhevdet Pozhari ka bërë një postim absolutisht tmerrues në Facebook ku paragjykon në baza seksiste vajzën 18 vjeçare që dyshohet se u vra nga burri i saj në Ferizaj. Ajo që i ka tërhequr vëmendjen z. Pozhari ka qenë vetura Audi A8 e personit që e ka dërguar në spital vajzën […]
Ajo që i ka tërhequr vëmendjen z. Pozhari ka qenë vetura Audi A8 e personit që e ka dërguar në spital vajzën e vdekur.
“Po aq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë.” – ka deklaruar ai në mënyrë të pafalshme.
Ja faktet që e zbulojnë ‘cullak’ paragjykimin seksist të z. Pozhari:
E PARA: Pozhari flet në mënyrë eksplicite për veturën AUDI A8, siç ishte përmendur në raportet mediale. Pra, ai e ka të pamundur që të thotë se e kishte ndërmend një shembull tjetër për rastin në fjalë.
E DYTA: Pozhari nuk ka asnjë fakt të vetëm se viktima është lidhur e martuar me të dyshuarin për shkak të kushteve materiale të këtij të fundit, specifikisht veturës Audi A8. Ai nuk ka asnjë fakt që tregon për gjendjen e saj materiale, apo gjendjen materiale të burrit të saj.
E TRETA: Nga ajo që është deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prizren, del se kjo veturë Audi A8 është e shtetasit suedez me vendbanim në Zvicër. Pra, vetura e supozuar raportohet se madje as nuk i përket burrit që dyshohet se vrau viktimën.
E KATËRTA: Vetëm 4 për qind e vajzave në Kosovë sipas të dhënave në ASK kanë trashëguar pronë nga familjet e tyre. Një gjë e tillë e pamundëson që vajzat kosovare të jenë në pozitë të barabartë ekonomike me partnerët e tyre, burra.












