Ata që zmbrapsën rusët, të gatshëm të luftojnë talebanët: I kemi mijëra luftëtarë

Një grup i rezistencës anti-Talebane në Afganistan ka deklaruar që ka mijëra njerëz të gatshëm për të luftuar. Ali Nazary, kreu i marrëdhënieve me jashtë për Frontin e Rezistencës Kombëtare në Afganistan [NRF] i ka thënë BBC-së që duan të ndjekin negociata paqësore. Por, ai shtoi se “nëse kjo dështon… atëherë ne jemi të gatshëm […]
Ali Nazary, kreu i marrëdhënieve me jashtë për Frontin e Rezistencës Kombëtare në Afganistan [NRF] i ka thënë BBC-së që duan të ndjekin negociata paqësore.
Por, ai shtoi se “nëse kjo dështon… atëherë ne jemi të gatshëm të pranojmë çdo lloj agresioni”, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Ndërkohë, Talebanët kanë thënë që kanë rrethuar grupin në luginën e Panjshirit.
Figura të njohura të rezistencës kanë thënë që Talebanët po avancojnë në rajon, më saktë në verilindje të kryeqytetit Kabull.
Rajoni i Pajshirit është i famshëm për luftërat e suksesshme ndaj invazioneve ushtarake, përfshirë edhe ndaj forcave sovjetike gjatë viteve 1979 deri më 1989, dhe talebanëve në vitet ’90. /Periskopi












