“Ata po vinë të na vrasin”, bëhet virale video e producentes afgane teksa ik prej talibanëve në Kabul

Videoja e producentes afgane Sahraa Karimi, duke ikue prej talibanëve në Kabul pasi forcat talebane morën kontrollin e qytetit gjatë fundjavës, është bërë virale. Talibanët tashmë kanë marrë kontrollin e Afganistanit, 20 vjet pasi u përmbysën nga forcat amerikane dhe britanike, dhe me luftëtarët e tyre tashmë po patrullojnë rrugët e Kabulit. Karimi, kërkoi ndihmë […]
Videoja e producentes afgane Sahraa Karimi, duke ikue prej talibanëve në Kabul pasi forcat talebane morën kontrollin e qytetit gjatë fundjavës, është bërë virale.
Talibanët tashmë kanë marrë kontrollin e Afganistanit, 20 vjet pasi u përmbysën nga forcat amerikane dhe britanike, dhe me luftëtarët e tyre tashmë po patrullojnë rrugët e Kabulit.
“Talibanët hynë në Kabul, për fat të keq, dhe ne u arrestuam,” tha ajo në një video në Instagram. “Lutuni për ne.”
Karimi gjithashtu bëri thirrje për ndihmë në rrjete sociale.
Ajo shkroi: “Talibanët rrethuan Kabulin. Unë shkova në bankë për të marrë para, ata u mbyllën dhe u evakuuan. Ende nuk mund ta besoj që kjo ka ndodhur. ”












