Arrestohet çifti nga Drenasi, pas një mosmarrëveshje u rrahën u bën ‘llom’

Një çift, burrë e grua, janë rrahur mes vete dje në Drenas. Për rastin është njoftuar policia, me ç’rast të dyshuarit janë intervistuar. Rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ka njoftuar Policia. Njoftimi i plotë i policisë: Gllogoc, 15.08.2021 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, çift bashkëshortor një mashkull dhe një femër […]
Një çift, burrë e grua, janë rrahur mes vete dje në Drenas.
Për rastin është njoftuar policia, me ç’rast të dyshuarit janë intervistuar.
Rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ka njoftuar Policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
Gllogoc, 15.08.2021 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, çift bashkëshortor një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.












