Amelika, Amelika/ Albin Kurti pas pranimit të kontingjentit të vaksinave: ShBA-të janë miqtë dhe aleatët tanë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës një donacion prej vaksinave kundër Covid-19. Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni pjesëmarrës ishin edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnettt. Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se vetëm të […]
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës një donacion prej vaksinave kundër Covid-19.
Në ceremoninë e pranimit të këtij donacioni pjesëmarrës ishin edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnettt.
Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se vetëm të bashkuar mund ta luftojmë armikun e përbashkët siç është virusi Covid-10.
Ai falënderoi të gjitha vendet që e kanë ndihmuar Kosovës gjatë pandemisë, ndërsa vuri theksin tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Vendi ynë është mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e vazhdueshme dhe solidaritetin e të gjithëve e veçanërisht nga miqtë dhe aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.
E më shumë se dy vjet më parë, duke folur para qytetarëve në Vushtrri, Kurti i quante të korruptuar, politikanët që besojnë te Amerika.
Në prill të vitit 2019, Albin Kurti kishte nisur tubimet me qytetarë në Vushtrri kundër Qeverisë së Haradinaj dhe ku kërkonte zgjedhje të reja.
E titulluar si fushatë ‘kundër PAN Hajnisë’, Kurti nga Vushtrria kishte goditur politikanët shqiptarë të cilët besojnë në mbështetjen e Amerikës, duke i quajtur si të korruptuar.
“Si ta nini një politikan shqiptar që thotë Amelika, Amelika, dine që është i korruptum”, kishte thënë Kurti./Periskopi/












