Ambasadori gjerman njofton me masat e reja anti-COVID për hyrje në Gjermani

Ambasadori gjerman njofton me masat e reja anti-COVID për hyrje në Gjermani

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë përmes një njoftimi zyrtar në ‘twitter’ ka njoftuar se duke filluar nga data 22 gusht në orën 00:00 Kosova do të futet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, duke bërë që të futen në fuqi sërish kufizimet për udhëtarët që hyjnë nga Kosova në territorin gjerman. Nga 22 […]

Nga 22 gushti, personat që ia mësyjnë Gjermanisë dhe që në dhjetë ditshin e fundit kanë qëndruar në Kosovë duhet që të regjistrohen në regjistrin digjital të udhëtimit ( www.einreiseanmeldung.de).

Do të jenë të detyruar të karantinohen ata të cilët s’kanë një dëshmi që kanë marrë dy dozat e vaksinës, apo që janë shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit. Këta persona do të detyrohen të izolohen dhjetë ditë pas hyrjes në Gjermani. Ndërkohë karantinimi mund të përfundojë më herët në rast të një testimi negativ pas pesë ditësh nga hyrja në territorin gjerman.

Njoftimi i plotë i publikuar nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë:

?+++ ‼️ME RËNDËSI: Nga data 22.08.2021, ora 0:00 Kosova kategorizohet si rajon me rrezikshmëri të lartë +++ Hyjnë sërish në fuqi kufizimet e udhëtimeve hyrëse për udhëtarët nga Kosova +++ Regjistrimi i udhëtimit hyrës dhe detyrimi për izolim me rastin e hyrjeve të lejuara nga Kosova drejt ?? Gjermanisë +++

Për shkak të incidencës së tejet të lartë të COVID-19 në Kosovë, Gjermania sërish e kategorizon Kosovën si rajon me rrezikshmëri të lartë. Për udhëtimet drejt Kosovës sërish vlenë paralajmërimi për udhëtim. Ministria e Jashtme Federale paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme drejt Kosovës.

Njëkohësisht duke filluar nga e diela, për personat pa nënshtetësi të një shteti të BE-së, pa vendbanim dhe lejeqëndim në një shtet të BE-së vlejnë sërish kufizimet e udhëtimit që kanë qenë të vlefshme deri në fillim të korrikut. Përjashtim bëjnë vetëm personat plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19. Më shumë informata gjeni këtu: https://pristina.diplo.de/…/ser…/visa-einreise/-/2321586

Nga e diela, 22.08.2021, ora 0:00 gjatë udhëtimeve (kthyese) drejt Gjermanisë për udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit kanë qëndruar në Kosovë vlenë:

· Regjistrimi i udhëtimit: Para udhëtimit hyrës duhet të plotësohet një regjistrim dixhital i udhëtimit në ëëë.einreiseanmeldung.de

· ‼️Detyrimi për izolim: Udhëtarët, të cilët nuk kanë dhe nuk e bashkangjesin një dëshmi të një vaksinimi të plotë, apo shërimi nga infektimi në 6 muajt e fundit në portalin „Einreiseanmeldung“, i nënshtrohen një izolimi 10-ditor pas udhëtimit hyrës. Përfundimi i parakohshëm i izolimit është i mundur me një rezultat të testimit negativ të bërë jo më herët se 5 ditë pas udhëtimit hyrës. Rezultati i testimit duhet gjithashtu të bashkangjitet në portalin „Einreiseanmeldung“.

· Edhe më tej vlenë që ju që gjatë udhëtimit hyrës ✈️??? drejt Gjermanisë duhet të paraqitni një test negativ për COVID-19 Test, një dëshmi të vaksinimit, apo të shërimit.

 

?‼️ WICHTIG: Ab dem 22.08.2021, 0:00 Uhr wird ??Kosovo als Hochinzidenzgebiet eingestuft +++ Einreisebeschränkungen für Reisende aus Kosovo wieder in Kraft +++ Einreiseanmeldung und Quarantänepflicht bei erlaubten Reisen aus Kosovo nach ?? Deutschland https://t.co/z9iSXULetS

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 21, 2021

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?