Ambasada amerikane në Afganistan po i shkatërron dokumentet e ndjeshme para evakuimit

Në kohën kur talibanët po i afrohen kryeqytetit Kabul, burimet i kanë thën televizionit amerikan, Fox News, se diplomatët amerikanë në ambasadën e ShBA-së në Afganistan po i shkatërrojnë dokumentet dhe pajisjet e ndjeshme. Televizioni konfirmoi se zyrtarët janë duke shkatërruar dokumente dhe pajisje të ndjeshme në ambasadë. Raportohet se në mesin e objekteve për shkatërrim […]

Televizioni konfirmoi se zyrtarët janë duke shkatërruar dokumente dhe pajisje të ndjeshme në ambasadë. Raportohet se në mesin e objekteve për shkatërrim janë edhe kompjuterët dhe telefonat, transmeton Gazeta Express.

Një dokument që po qarkullon në mesin e punëtorëve të ambasadës i udhëzon ata për t’i shkatërruar dokumentet dhe kompjuterët, raportoi National Public Radio.

Vetëm një staf i vogël do të mbetet në Kabul, ndërsa punëtorëve pa përvojë diplomatike u është kërkuar që të largohen nga Afganistani deri në fund të muajit.

Të enjten, Presidenti Biden dha urdhër për dërgimin e 3.000 trupave që t’i ndihmojnë 600 të tjera në Afganistan për evakuimin e stafit të ambasadës nga frika se talibanët do të futen në Kabul brenda disa javësh.

Gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, raportoi të enjten se zyrtarët amerikanë kanë biseduar me talibanët për ta parandaluar sulmin ndaj ambasadës pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

E përditshmja amerikane tha se në këtë ambasadë punojnë rreth 4.000 persona, përfshirë 1.400 amerikanë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?