Alarmon Oda e Mjekëve: Një infermier po kujdeset për 20 pacientë

Alarmon Oda e Mjekëve: Një infermier po kujdeset për 20 pacientë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, përmes një shkrese që i ka dërguar ministrit të shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi i ka alarmuar ata me numrin e vogël të infermierëve që detyrohen të ofrojnë shërbime shëndteësorë për pacientët e prekur me Covid. Sipas shkresës që Naser Rrustemaj, kryetar i […]

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, përmes një shkrese që i ka dërguar ministrit të shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi i ka alarmuar ata me numrin e vogël të infermierëve që detyrohen të ofrojnë shërbime shëndteësorë për pacientët e prekur me Covid.

Sipas shkresës që Naser Rrustemaj, kryetar i OIK i ka dërguar ministrit Vitia dhe drejtorit Krasniqi, në Klinikën Infektive, një infermier po ofron shërbime shëndetësore për njëzet pacientë të prekur me Covid.

Andaj, Rrustemaj ka kërkuar nga Vitia dhe Krasniqi që urgjent të marrim masa që të shtohet numri i infermierëve.

“Mos ndërmarrja e masave do të atakoj direkt pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore. Andaj, ne kërkojmë nga ju si Ministër i Shëndetësisë dhe si Drejtor i SHSKUK-se që të gjeni një zgjidhje urgjente për shtimin e numrit të infermierëve, mamive dhe punonjësve tjerë shëndetësore, në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, në Klinikat të cilat janë duke trajtuar pacientët me COVID-19, e posaçërisht Klinika Infektive, ku një infermier kryen shërbime për 20 (njëzet) pacientë me Covid”, thuhet në shkresën që Naser Rrustemaj, kryetar i OIK i ka dërguar ministrit Vitia dhe drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi.

OIK, duke shprehur solidarizimin me infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë, të cilët gjatë këtij viti kanë punuar duke mos arritur të shfrytëzojnë as pushimin vjetor, e njofton ministrin Vitija dhe drejtorin Krasniqi se ngarkesa e madhe e këtyre profileve shëndetësore po cënon edhe me shumë gjendjen gjatë pandemisë.

“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë vazhdimisht ka marrë ankesa nga anëtarësia e gjerë (ankesa këto që po rriten për çdo ditë), me ç’rast jemi njoftuar për kushte ekstremisht të rënda të punës si dhe numër tejet të vogël të stafit infermieror në raport me kërkesat për shërbime ndaj pacientëve gjatë pandemisë Covid-19”, thuhet në shkresë, ku potencohet se kjo, po cenon seriozisht edhe shërbimet shëndetësore, në kohën kur për çdo ditë kemi qindra raste të pacientëve të infektuar me Covid.

Ndryshe, rritja e numrit të infermierëve në institucionet shëndetësore ka qenë edhe kërkesë e Këshillit Nacional Këshillëdhënës të Odës së Infermierëve të Kosovës si dhe Këshillit Drejtues të OIK-ut./RTK

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?