AI: Talibanët kanë vrarë, masakruar e torturuar disa shiitë

AI: Talibanët kanë vrarë, masakruar e torturuar disa shiitë

Organizata Ndërkombëtare Amnesty International (AI) tha se muajin e kaluar, militantët talebanë, kanë torturuar dhe “masakruar” brutalisht disa pjesëtarë të pakicës kryesisht shiite Hazara të Afganistanit. Kjo sipas organizatës është një “tregues i tmerrshëm” që flet për sundimin e grupit militant sunit. Në një raport të botuar më 19 gusht, Amnesty International tha se nëntë […]

Organizata Ndërkombëtare Amnesty International (AI) tha se muajin e kaluar, militantët talebanë, kanë torturuar dhe “masakruar” brutalisht disa pjesëtarë të pakicës kryesisht shiite Hazara të Afganistanit.

Kjo sipas organizatës është një “tregues i tmerrshëm” që flet për sundimin e grupit militant sunit.

Në një raport të botuar më 19 gusht, Amnesty International tha se nëntë burra Hazara u vranë midis 4 dhe 6 korrikut në rrethin Malistan në provincën lindore të Ghaznit.

Organizata e të drejtave të njeriut me qendër në Londër citoi fshatarët të cilët kanë thënë se pas intensifikimit të luftimeve midis forcave qeveritare dhe talibanëve, ata ishin detyruar të iknin në male.

Pastaj, kur disa prej tyre u kthyen në fshatin Mundarakht për të siguruar ushqim, ata thanë se talibanët kishin plaçkitur shtëpitë e tyre dhe po e prisnin kthimin e tyre.

Disa burra që kaluan përmes Mundarakht gjatë rrugës për në shtëpi në një fshat të afërt gjithashtu u zunë në pritë.

Në total thuhet se gjashtë burra u qëlluan, disa në kokë dhe tre u torturuan për vdekje, duke përfshirë “një burrë që u mbyt me shallin e tij”.

Amnesty International tha se hulumtuesit e saj kishin shqyrtuar provat fotografike pas vrasjeve.

Sekretarja e përgjithshme e Amnesty International, Agnes Callamard tha se “brutaliteti gjakftohtë i këtyre vrasjeve sjellë në kujtesë veprimet e kaluara të talebanëve, dhe është një tregues i tmerrshëm i asaj që mund të sjellë sundimi taliban në Afganistan”.

Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik i Afganistanit.

Hazarët etnikë kryesisht praktikojnë islamin shiit dhe janë përballur me diskriminim dhe persekutim afatgjatë në Afganistanin kryesisht sunit.

Mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nga Afganistani që kur militantët islamikë të linjës së ashpër e morën kontrollin e kryeqytetit Kabul më 15 gusht, duke bërë që të bie Qeveria e mbështetur nga Perëndimi./ REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?