AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Ramush Tahiri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri. Në telegramin e ngushëllimit AGK ka vlerësuar lart kontributin që Tahiri ka dhënë për profesionin e gazetarisë. “Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri. Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja. Krahas profesionit të […]
Në telegramin e ngushëllimit AGK ka vlerësuar lart kontributin që Tahiri ka dhënë për profesionin e gazetarisë.
“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri. Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja. Krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. AGK e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.












