Afgani tregon se pse nuk mundën të shkonin në Shqipëri, thotë se ishte plan i talebanëve

Afgani tregon se pse nuk mundën të shkonin në Shqipëri, thotë se ishte plan i talebanëve

Për qeverinë amerikane, nxjerrja nga Afganistani i 20.000 bashkëpunëtorëve të tyre mes të cilëve 1000, që pritet të vijnë në Shqipëri po kthehet në “Mission Imposible”, ‘mision i pamundur’. Kjo si pasojë se kaosit që ka përfshirë aeroportin ndërkombëtar Hamit Karzai në Kabul. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, përmes What’s app bisedoi me njërin […]

Për qeverinë amerikane, nxjerrja nga Afganistani i 20.000 bashkëpunëtorëve të tyre mes të cilëve 1000, që pritet të vijnë në Shqipëri po kthehet në “Mission Imposible”, ‘mision i pamundur’. Kjo si pasojë se kaosit që ka përfshirë aeroportin ndërkombëtar Hamit Karzai në Kabul.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, përmes What’s app bisedoi me njërin prej 300 afganëve të parë, që supozohej të mbërrinte në Shqipëri dy ditë më parë. Ai ndodhet në perimetrin e jashtëm të  aeroportit duke pritur dhe përmes kësaj video të dërguar në Top Channel ilustron situatën afër tij.

I pyetur nga Top Channel përse nuk është mundësuar nisja drejt Shqipërisë ai tha: “Dy ditë më parë Talibanët dezinformuan njerëzit përmes rrjeteve sociale duke thënë se ata që dëshironin të shkojnë në Amerikë thjesht duhet të paraqiten në aeroport. Më shumë se 200.000 persona u paraqitën në aeroport duke shkatërruar planin e evakuimit të amerikanëve”.

Mesazhi i shkëmbyer në What’s app me gazetarin

Një zyrtar i qeverisë shqiptare pjesë e operacionit humanitar të sjelljeve të afganëve në Shqipëri, i deklaroi Top Channel se: “Jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane dhe zyrtarë të Washingtonit. Situata tha ai është  shumë fluide. Nuk jam i sigurt se çfarë do të ndodhë. Besohet të ketë sot një fluturim drejt Tiranës, por nuk është asgjë e garantuar”, theksoi zyrtari qeverisë shqiptare.

Ian Pannell korrespondent i çështjeve ndërkombëtare në televizionin  amerikan ABC thotë se “në pjesën civile të aeroportit ka shumë kaos si asnjëherë tjetër. Ata që duhen evakuuar e kanë të pamundur pasi Talebanët në mënyrë të rrezikshme i godasin për t’i larguar. Këto janë dy realitete që po ndodhin këtu”.

Zëvendëssekretarja e Shtetit, Ëendy Sherman u tha gazetarëve një ditë më parë se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi.

“Ne kemi parë raporte se talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi duke arritur në aeroport”, shtoi ajo.

Ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin deklaroi se trupat amerikane janë të fokusuara në mbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul të sigurt.

“Ne do të evakuojmë këdo që mundemi, të evakuojmë. Dhe ne do ta zhvillojmë këtë proces për aq kohë sa të mundemi”, tha ai.

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?