Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve aprovon plotësisht vaksinën Pfizer

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në ShBA [FDA] i ka dhënë aprovim të plotë vaksinës dy-dozëshe Pfizer/BioNTech gjatë ditës së sotme për përdorim nga mosha 16 e tutje. “Aprovimi i Administratës i kësaj vaksine është një moment historik derisa vazhdojnë të luftojmë pandeminë Covid-19,” deklaroi ushtruesja e detyrës së komisioneres, Dr. Janet Woodcock. “Megjithëse miliona […]
“Aprovimi i Administratës i kësaj vaksine është një moment historik derisa vazhdojnë të luftojmë pandeminë Covid-19,” deklaroi ushtruesja e detyrës së komisioneres, Dr. Janet Woodcock.
“Megjithëse miliona njerëz tashmë janë vaksinuar, ne e dimë se për shumë të tjerë, aprovimi i FDA-së mund të shtojë besimin që të merret vaksina.” – tha më tej ajo në deklaratë, raporton NBC, përcjell Periskopi.
Aprovimi i plotë pritet të ndihmojë në bindjen e disa personave që vazhdojnë të jenë hezitues për të marrë vaksinën.
“Aprovimi i plotë nuk mund të vinte në një kohë më të rëndësishme, derisa varianti shumë kontaminues vazhdon të rris rastet dhe vdekjet në ShBA,” deklaroi Richard Besser, drejtor i Fondacionit Robert Wood Johnson. /Periskopi












