Abdixhiku-qytetarëve: Vaksinohuni e kujdesuni vetë sepse Qeveria ka dezertuar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas përkeqësimit të situatës pandemike në vend. Abdixhiku ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më dembele në Evropë, pasi që në kulmin e pandemisë janë mbyllur qendrat e vaksinimit gjatë të shtunës dhe të dielës. “Plot 1128 raste të reja në ditë. Po aq, […]

“Plot 1128 raste të reja në ditë. Po aq, nga një mijë secilën ditë – tre mijë për tre ditë – numra rekord gjatë gjtihë pandemisë. Gjashtë kosovarë të vdekur në kaq pak kohë.

Do t’iu thoja vaksinohuni, siç dhe ju themi çdo ditë e për ditë, por ku të vaksinoheni sot kur Qeveria më dembele në Evropë ka vendosur t’i mbyllë qendrat e vaksinimit në kulmin rekord të pandemisë. Ku t’i merrni vaksinat sot kur shteti është, me vetëdije, në pushim vikendi?”, ka shkruar Abdixhiku, raporton Express.

“Qendrat janë të pamjaftueshme edhe po të hapeshin në plotni. As tre turne s’bëjnë punë në kulm të shpërthimit masiv. Në vend të një administrimi kolektiv, gjithënacional, që përfundon në pak ditë, Qeveria jonë zgjedhë pushim. Mbesim të fundit në Evropë në administrim; të parët për infektime për kokë banori në ditë. Një vend kaq i vogël, vazhdon t’i ketë 80% e popullsisë të pavaksinuar”, ka shtuar tutje.

Në fund, Abdixhiku thotë se si rezultat i këtij menaxhimi mbyllja e sërishme vjen si e pashmangshme.

“Mbyllja e sërishme na vjen si e pashmangshme. Këta kanë dezertuar kujdesin për pandeminë. S’merren me të, sikurse me asgjë. Prandaj kujdesuni për vete!

Vaksinohuni! – kurdo që vendosin këta të punojnë”, përfundon Abdixhiku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?