A u shkatërruan vërtet tetë banda kriminale në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti 2?

A u shkatërruan vërtet tetë banda kriminale në 100 ditëshin e Qeverisë Kurti 2?

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, drejtësinë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit i konsideron si të arritura të mëdha qysh në 100 ditët e para të punës. Madje, të hënën e 2 gushtit të gjitha i renditi me shifra. “Për 100 ditë 101 operacione policore, 221 bastisje, 933 persona të arrestuar, 7 milionë euro të […]

Madje, të hënën e 2 gushtit të gjitha i renditi me shifra.

“Për 100 ditë 101 operacione policore, 221 bastisje, 933 persona të arrestuar, 7 milionë euro të konfiskuara, 8 banda kriminale të shkatërruara”, pati thënë shefi i qeverisë në seancën ku u diskutua për 100 ditshin e qeverisë së tij.

Por, se cilat janë këto tetë banda kriminale që e panë fundin brenda 100 ditësh, nuk dihet.

Televizioni ka pritur më shumë se gjashtë ditë nga Policia e Kosovës për t’i identifikuar bandat e shkatërruara, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje, qoftë edhe për ta konfirmuar këtë numër.

Ndërkohë për t’u konsideruar e shkatërruar një bandë kriminale, sipas ish-drejtorit të Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, Ali Kllokoqi, nuk mjaftojnë arrestimet.

“Vetëm atëherë kur rasti përfundon në gjykatë me aktgjykim a dënim të merituar, po edhe atëherë është problem me thanë u shkatërru”, thotë ndër të tjera Ali Kllokoqi, kolonel në pension, për Klan Kosova.

Këso aktgjykime gjatë 100 ditëve të Qeverisë Kurti 2 nuk ka pasur, por arrestime po.

Këtyre u paraprinë disa aksione gjatë periudhës 22 mars – 1 korrik, arrestimi i disa agjentëve që operonin në Call Center në mars, kapja e kokainës në Lipjan në maj – që ishte aksion ndërkombëtar – dhe vazhdimi i aksionit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në qershor.

Këtyre megjithatë, sipas Kllokoqit, duhet referuar si grupe dhe jo si banda kriminale, duke qenë se rrjeti dhe veprimet e secilit person kanë qenë të organizuara.

Sipas njohësve të sigurisë në vend, Kosova as nuk llogaritet vatër e bandave, apo grupeve të mëdha kriminale, të cilat hasen shpesh në vendet e rajonit dhe ata që kontaktoi televizioni nuk deshën të flasin pa pasur emra konkretë.

Se për cilat qe fjala kur këto u përmendën nga kryeqeveritari nuk i kthyen përgjigje televizionit as nga Zyra e Kryeministrit.

Nga ZKM thanë se pas interesimit të televizionit kanë kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme e sipas të cilëve policia tashmë është përgjigjur, ndonëse diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?