99% e 173 mostrave të testuara kanë rezultuar me variantin Delta

99 për qind e mostrave të cilat janë dërguar jashtë vendit, kanë rezultuar pozitivë për variantin Delta. Kështu tha ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në konferencë për media. “Prej 173 mostrave nga rezultatet që na kanë ardhur 171 apo 99 për qind kanë qenë nga varianti Delta, me përhapje katër herë më shpejt se varianti […]
Kështu tha ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në konferencë për media.
“Prej 173 mostrave nga rezultatet që na kanë ardhur 171 apo 99 për qind kanë qenë nga varianti Delta, me përhapje katër herë më shpejt se varianti i zakonshëm”, ka thënë ai.
Vitia ka paraqitur edhe masat e reja për parandalimin e COVID-19 dhe do t’ia paraqes Qeverisë për miratim nesër.












