858 pacientë të shtrirë në klinikat COVID-19 në spitalet e vendit

Ka disa ditë që numri i të infektuarve me COVID-19 pati një rritje të madhe. Tani për tani në nivel vendi janë gjithsej 18 mijë e 287 raste aktive të të infektuarve me koronavirus. Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i pacientëve të cilët janë […]
Tani për tani në nivel vendi janë gjithsej 18 mijë e 287 raste aktive të të infektuarve me koronavirus.
Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i pacientëve të cilët janë shtrirë në klinikat COVID-19 është 858.
Por janë gjithsej 776 pacientë të konfirmuar me COVID-19 të cilët po trajtohen në kuadër të spitaleve të vendit, transmeton lajmi.net.
Njoftimi i plotë:
776 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
664 me oksigjeno-terapi
32 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 304 pacientë të shtrirë, 276 prej tyre Covid-19 pozitivë, 249 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 120 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 19 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 21 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 554 pacientë, 500 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 107 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 110 pacientë
– Spitali i Pejës, 138 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 105 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 41 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 65 pacientë.












