70 vjeçarja u rrah dhe iu vodhën 55 mijë euro, ajo pret që t’i kthehen të hollat

70 vjeçarja u rrah dhe iu vodhën 55 mijë euro, ajo pret që t’i kthehen të hollat

Në janar të këtij viti, 70 vjeçaren nga Gjurgjedelli i Kaçanikut, hajnat e rrahën dhe ia vodhën 55 mijë euro. Ka vite që jeton e vetme në këtë shtëpi. 70 vjeçarja nga fshati Gjurgjudell i Komunës së Kaçanikut i kalon ditët me forca të veta. Sikur të mos i mjaftonte vetmia, e sëmundjet që i […]

70 vjeçarja nga fshati Gjurgjudell i Komunës së Kaçanikut i kalon ditët me forca të veta.

Sikur të mos i mjaftonte vetmia, e sëmundjet që i ka, Remzije Manit në janar të këtij viti i ishte thyer edhe shtëpia.

Disa persona të panjohur e të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e saj, e sa ishte në gjumë e rrahën e më pas edhe e lidhën.

Të gjitha kursimet e saj, në një shumë prej 55 mijë euro ia morën hajnat.

Që nga ajo ditë, Remzie Mani pret që në derë të saj të trokasin pjesëtarë të Policisë së Kosovës e ta njoftojnë se i gjetën paratë.

Mirëpo, edhe pse kanë kaluar shtatë muaj që nga ajo kohë, Remzije Mani duke u kujdesur për shëndetin e saj si pasojë e ndonjë infektimi me Covid-19, ajo i tha televizionit që ende nuk ka marr ndonjë lajm për kursimet e vjedhura.

Duke parë kohën e gjatë që kur ka ndodhur ky rast, kjo thotë se po i humbet edhe shpresat.

Të vetmin ngushëllim, 70 vjeçarja e gjen tek këto dy dhi të cilat i ka në oborr.

Kjo thotë që shumicën e kohës e kalon me to, edhe pse në këtë temperature të larta më shumë po detyrohet të qëndroj brenda.

Televizioni ka pyetur edhe në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj në lidhje me këtë rast, ku kanë treguar punën e bërë deri më tani.

“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj me datën 02.01.2020 i është përgjigjur rastit te Grabitjes që kishte ndodhur mes orës 21:30-22:00 ne fshatin Gjurgjedell të Kaçanikut, ku është grabitur R.M e moshës 70 vjeçare . Janë ndërmarr edhe hetimet deri më tani ku është kryer vendshiqimi i vendit të ngjarjes të njëjtën natë më 02.01.2021, janë intervistuar dëshmitarët okularë dhe janë kryer të gjitha veprimet hetimore që lidhen me vendin e krimit.”, tha Kanun Vesesli, zëdhënës në Policinë Rajonale në Ferizaj

Këta kanë shtuar që e kanë prioritet zbardhjen e këtij rasti, andaj edhe janë duke punuar në këtë aspekt.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?