44-vjeçari nga Kosova dënohet në Zvicër pasi e ngacmoi seksualisht kolegen e tij

44-vjeçari nga Kosova dënohet në Zvicër pasi e ngacmoi seksualisht kolegen e tij

Gjykatësi i Gjykatës Penale të Zugut e ka dënuar 44-vjeçarin kosovar për ekzibicionizëm dhe ngacmim të shumëfishtë seksual. Ai është 44 vjeç, i martuar, baba i tre fëmijëve dhe donte të bindte një kolege të re për cilësitë e tij “si burrë” por me metoda nganjëherë brutale. Gjykatësi i Gjykatës Penale të Zugut e ka […]

Ai është 44 vjeç, i martuar, baba i tre fëmijëve dhe donte të bindte një kolege të re për cilësitë e tij “si burrë” por me metoda nganjëherë brutale.

Gjykatësi i Gjykatës Penale të Zugut e ka dënuar 44-vjeçarin kosovar për ekzibicionizëm dhe ngacmim të shumëfishtë seksual, shkruan gazeta Luzerner Zeitung.

Dënimi që i është shqiptuar për këto vepra penale është 60 njësi ditore prej 100 frangash (periudha e provës: dy vjet) dhe një gjobë prej 2,000 frangash. Zyra e prokurorit publik ka apeluar kundër vendimit. Për këtë arsye departamenti penal i Gjykatës së Lartë Zug po merret me lëndën.

Prokurori publik ka kërkuar që i dënuari të shpallet fajtor edhe për tentativë shtrëngimi seksual dhe abuzim të një sistemi të telekomunikacioni, përveç ngacmimeve të shumta seksuale.

Për këto, sipas prokurorisë duhet të shqiptohet dënimi me kusht prej dhjetë muajsh dhe një gjobë.

Departamenti penal i Gjykatës së Lartë  ka mbështetur vendimin e gjykatës më të ulët, por ka dyfishuar gjobën në 120 njësi ditore prej 100 frangash me një periudhë prove prej dy vjetësh.

Por, ajo nuk e ka shpallur atë fajtor për tentim sulmi seksual ose keqpërdorim të sistemit të telekomunikacionit.

Babai i martuar i tre fëmijëve punonte si përgjegjës në një kantier ndërtimi në kantonin Zug. Ai i kishte vënë syrin koleges së tij 22-vjeçe e cila ishte punësuar përkohësisht në atë kantier.

Sipas fakteve të përshkruara në aktgjykimin e gjykatës së lartë, burri i ishte afruar punëtores së re që në fillim dhe i kishte kërkuar numrin e telefonit.

Ajo ja kishte dhënë numrin sepse kishte supozuar se ishte e detyruar ta bënte këtë, pasi, duke qenë përgjegjës pune, ai duhej të ishte, si të thuash, eprori i saj.

Që nga ai moment ishte përshkallëzuar situata. Pasi ai i kishte kërkuar asaj që ta linte ta puthte – gjë që ajo e kishte refuzuar “qartë” sipas gjykimit – ai i ka shkruar dhe dërguar asaj mbi 30 mesazhe në një ditë, disa prej tyre banale, përfshirë kërcënimet për përdhunim.

Një herë, shkruan prokurori publik në apelin e tij, 44-vjeçari i qe afruar gruas së re pa u vënë re, e kishte kapur, ngritur dhe shtyrë përpara në një dhomë. Aty ai ishte ekspozuar para saj, dhe i kishte kërkuar të prekte organet gjenitale të tij . Por, ajo e kishte larguar atë.

Sipas zyrës së prokurorit publik, kosovari e kishte krijuar me qëllim këtë situatë dhe kishte pritur derisa e kishte gjetur viktimëmn vetëm.

PSipas gjykatës së lartë, nga deklaratat e gruas nuk është e qartë se i akuzuari ka rezistuar kur ajo e ka larguar atë ndërsa ai e kishte ngacmuar, përcjell albinfo.ch. Një rezistencë e tillë nga ana e të akuzuarit do të ishte e nevojshme për përmbushjen e veprës së shtrëngimit seksual.

Edhe nëse gruaja tani thotë, “është e mundur që i akuzuari të jetë  mbrojtur pak kundër shtyrjes së saj, por nuk ka pasur grindje”, kjo deklaratë bie në kundërshtim me atë të mëparshmen. Prandaj, në këtë rast  duhet të vendoset sipas parimit “indubio pro reo – në rast dyshimi për të akuzuarin”.

Ngacmimi seksual me fjalë

Ngacmimi seksual mund të ndodhë si përmes fjalëve të shkruara ashtu edhe të folura. Gjykata e lartë e sheh këtë njësoj si gjykata e ulët. Po kështu, fakti i ekzibicionizmit, del i përmbushurpasi i akuzuari kishte ekspozuar organin seksual.

Gjykata e lartë ka dyfishuar gjobën për të akuzuarin i cili nuk kishte precedentë penalë. Dënimi i është dhënë sepse ai e dinte që gruaja i urrente veprimet e tij dhe nuk donte të kishte asnjë kontakt me të. Por ai nuk ishte zmbrapsur, gjë që dëshmon për një “qasje perfide dhe energji të konsiderueshme kriminale”.

Kështu, tashmë i dënuari duhet të paguajë kostot procedurale të gjykatës së ulët, rreth 6000 franga, dhe gjysmën e atyre të procesit të apelimit, rreth 1600 franga.

Ai duhet t`i kompensojë shtetit për kostot e mbrojtjes zyrtare sapo ta lejojnë rrethanat ekonomike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?