4 persona rrahen në Klinë: Njëri nga të dyshuarit vërejti se një shofer po e incizonte teksa voziste

Katër persona janë rrahur mes vete, mbrëmë, rreth orës 19:20, në Gjurgjevik të Klinës, derisa ishin në kolonë. Njëri nga të dyshuarit i ka shkuar te vetura një personit, pasi ka dyshuar se i njëjti e ka incizuar me telefon. I dyshuari e ka sulmuar viktimën që ndodhej në veturë dhe një pasagjer. Dy nga […]
Njëri nga të dyshuarit i ka shkuar te vetura një personit, pasi ka dyshuar se i njëjti e ka incizuar me telefon. I dyshuari e ka sulmuar viktimën që ndodhej në veturë dhe një pasagjer.
Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, kurse dy të therë gjenden në arrati.
Të arrestuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Gjurgjevik i madh, Klinë 17.08.2021-19:20. Raportohet se katër të dyshuar meshkuj kosovar janë rrahur në mes veti, ku me pas njëri nga të dyshuarit ka shkuar te vetura e viktimës mashkull kosovar e cila ishte në kolonë, pasi që ka dyshuar se ështe duke inçizuar me telefon dhe e ka sulmuar fizikisht atë dhe pasagjerin e tij mashkull kosovar. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dy te tjerë gjenden ne arrati. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.












