18-vjeçarja që u vra dje, përkujtohet me qirinj nga qytetarët e Ferizajt

Qytetarët e Ferizajt sonte kanë ndezur qirinj për ta përkujtuar 18 vjeçaren që u vra të dielën në këtë komunë. Ky aktivitet është zhvilluar sonte nga ora 20:00 në qendër të Ferizajt. 18-vjeçarja ishte dërguar dje pa shenja jete në spitalin e Ferizajt nga dy persona të cilët kishin ikur nga aty. Rasti i 18-vjeçares […]
Ky aktivitet është zhvilluar sonte nga ora 20:00 në qendër të Ferizajt.
18-vjeçarja ishte dërguar dje pa shenja jete në spitalin e Ferizajt nga dy persona të cilët kishin ikur nga aty.
Rasti i 18-vjeçares është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se vajza dyshohet se u privua nga jeta për motive të ulëta.
Ish-partneri i viktimës, Dardan Krivaqa po vazhdon të jetë në arrati. Policia po kërkon që kushdo që ka informacione të vendodhjen e tij ta thërras numrin 192, ndërsa i arrestuari Arbër Sejdiu është dërguar në mbajtje.












