11 vdekje në ditë, Serbia ndërton Universitet në veri të Kosovës: Albin Kurti gjen kohë të merret me piktura

11 vdekje në ditë, Serbia ndërton Universitet në veri të Kosovës: Albin Kurti gjen kohë të merret me piktura

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, del të jetë shumë aktiv në Instagram me postimet e fundit ku tregon se po merr pjesë në ekspozita që po mbahen në Ministrinë e Kulturës, e madje flet gjatë për artin dhe atë që paraqet, derisa në vend gjendja vazhdon të jetë e rënduar me problemet që ka shkaktuar […]

Por derisa vendi po përballet me një rritje enorme të rasteve me koronavirus, Kurti po del të jetë krejtësisht i heshtur e ende pa ndonjë veprim konkret rreth kësaj situate serioze.

Vetëm sot në Kosovë u raportuan 1,682 raste pozitive dhe 11 viktima përfshirë këtu edhe një 19 vjeçar, gjë që paraqet shqetësim të madh për situatën në të cilën ndodhet vendi në raport me pandeminë.

Në javët e fundit janë shënuar në total 40 viktima nga koronavirusi, derisa rastet brenda 24 orëve kanë qenë me mijëra.

Por kryeministri i vendit nuk ka zgjedhur të merret me situatën e krijuar, por t’iu bashkangjitet disa ekspozitave që po mbahen në vend, dhe duke vlerësuar rëndësinë që ka arti.

 

 

Në ndërkohë IKSHPK përmes një postimi në Facebook tha sot se ‘’i kanë ndalur turrin variantit Delta’’, por rastet e raportuara po kalojnë mbi një mijë, duke rënë në kundërshtim me gjendjen aktuale, shkruan Gazeta Metro.

E se shifrat janë shqetësuese e tregon edhe fakti se në përditësimet e Klinikës Infektive tregohet se nuk ka shtretër të lirë, dhe në mesin e pacientëve ka edhe fëmijë të shtrirë që po përballen me variantin ‘’Delta’’ që po del të jetë varianti që përhapet më së lehti dhe më së shpejti.

Përveç problemeve me pandeminë për të cilat Kurti ka zgjedhur të hesht, ai veproi njësoj edhe dje kur Serbia filloi ndërtimin e objektit të përhershëm për për të ashtuquajturin “Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë.”. Ky investim i cili kap shifrat e mbi 6 milionë eurove do të bëhet direkt nga qeveria e Serbisë përmes të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, ndërsa institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asnjë zë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?