‘Zoti ta rujt kryeministrin ama s’ki çka me thanë se janë vonu veprimet’ – Bekë Berisha përplaset me Dugollin

‘Zoti ta rujt kryeministrin ama s’ki çka me thanë se janë vonu veprimet’ – Bekë Berisha përplaset me Dugollin

Po mbahet mbledhja e Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar rreth situatës me helmimet në Deçan. Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli tha se insitucionet qendrore kanë çuar ndihmën qysh në natën e parë, mirëpo e kundërshtoi deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, raporton Periskopi. ‘’Situata është duke u përmirësu. Vet kreytari i […]

Po mbahet mbledhja e Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës për të diskutuar rreth situatës me helmimet në Deçan. Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli tha se insitucionet qendrore kanë çuar ndihmën qysh në natën e parë, mirëpo e kundërshtoi deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, raporton Periskopi.

‘’Situata është duke u përmirësu. Vet kreytari i komunës ka thënë se situata është nën kontroll’’, tha Dugolli.

Ndërsa Berisha ia ktheu se ende jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe se reagimi ishte i vonë.

‘’ Kërkush s’është kah të thonë sen. Zoti ta rujt kryeministrin. Ski çka me thanë se janë vonu reagimet. Unë e kam ditë sa e tek raste janë’, tha Berisha.

Ja diskutimi i plotë:

Enver Dugolli: Mo se nuk është mirë me e politizu këtë çështje se më së mramti po na vyn politikë këtu.

Bekë Berisha: Jo më së shumti t’i po bën politikë këtu. Ty po të dhem qaty se ne kem t’u fol krejt.

Enver Dugolli: Unë thash ma politikë, por fare. Tash a e thirr kryemistri Këshillin e Sigurisë a nuk e thirr…

Bekë Berisha; Këtu s’është dmth me rëndësi? Apo do me thënë ashtu.

Enver Dugolli: Është. Ama vlerësim i tillë. Nuk mund ta mësojmë kryeministrin kur e thërret. Për shkak se fatbardhësisht nuk ka shku gjendja aty. Situata është duke u përmirësu. Vet kryetari i komunës ka thënë se situatën e kemi nën kontroll. Kryetari i komunës po thotë se situata është nën kontroll. Tash a të çohemi e ta bëjmë hala më…

Bekë Berisha: Sen s’jemi t’u ba. Edhe Ligjin qe ku e kemi. Ligji është me të tregu çka me ba. Qeveria jote quhet ekzekutiv se merr veprime. Ne po mendojmë se nuk mundet komuna e Deçanit me përballu këtë situatë dhe duhet me u thirr Këshilli i Sigurisë Kombëtare që e kryeson kryeministri dhe krejt akterët e sigurisë me e mshelë këtë temë. Kërkush s’është ka t’i thotë sen. Zoti ta rujt kryeministrin. Janë vonu veprimet, janë vonu. S’ki çka me thanë. Nuk ka nevojë kërkush me thirrë kërkon. Kosova është një grusht vend dhe dihet krejt çka janë nevojat. Unë e kam ditë fill që janë 1 mijë, 800 nihere, 1500 është ardhë numri i fundit. Nuk më kallxu kërkush e as nuk më ka thirr kryetari i komunës. E po u dashka institucionet me i thirrë dhe me ju thanë çunu prej gjumit se kokan helmu 1500 vetë?

Enver Dugolli; Por ka hiearki të procedurave, o Bekë.

Bekë Berisha: Mirë, a janë lajmëru qai institucioni. Qajo me hiearki që po e lypë ti me raport. Tash u lajmëru?

Enver Dugolli: Po pyete kryetarin tash. Sepse kryetari është dashtë t’i drejtohet insitucionit përkatës. Nuk po muj e përballoj situatën, kërkoj ndihmë. E merr bëhet shtabi emergjent dhe…

Bekë Berisha: U ba shtabi emergjent, në komunë me mjete vetanake. Këtu janë çu me i ndihmu, Peja, Gjakovë, prishtina, Klina, Dragashi dhe Prizreni e nuk po e din një institucion përkatës, ky prej emergjencave që i patëm këtu, këta nuk e dijnë fare çka u bë.

Enver Dugolli: Atëherë ne duhet me i trajnu institucionet.

Bekë Berisha: Njani tha që është në trajnim me amerikanë, ju doke ma e rëndësishme, tjetri nuk e qel telefonin hiç./PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?