Zjarret në Amerikë: Vozitja e kamionit zjarrfikësi amerikan në zemër të flakëve (Video)

Nga libri i shenjtë i Kuranit kemi mësuar për ‘zjarret e xhehnemit’ dhe ecjen përmes tyre. Por, në Amerikë kjo po duket shumë më afër realitetit se sa fantazisë. Zjarrfikësit amerikanë kanë lëshuar një video dramatike të vozitjes së tyre mespërmes zjarreve të egra në Kaliforninë e Veriut, raporton BBC, përkthen Periskopi. Videoja shfaq flakët […]
Zjarrfikësit amerikanë kanë lëshuar një video dramatike të vozitjes së tyre mespërmes zjarreve të egra në Kaliforninë e Veriut, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Videoja shfaq flakët që rrethojnë gjithkah kamionin dhe në anën tjetër shohim hirin.
Zjarri i Tamarackut që ka filluar më 4 korrik besohet se deri tash ka djegur më shumë se 50 mijë hektarë tokë.
Në anën tjetër, në Oregon, besohet se janë djegur më shumë se 364 mijë hektarë tokë deri dje. /Periskopi












