Zeka më fjalë eksplicite për Korenicën e VV-së: “Prostitutë politike, ka kërkuar shfarosjen e Izraelit”

Zeka më fjalë eksplicite për Korenicën e VV-së: “Prostitutë politike, ka kërkuar shfarosjen e Izraelit”

Pas një diskutimi të gjatë, me kundërshtimin e opozitës, Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. Votimi për shkarkimin e anëtarëve është bërë për secilin anëtar veç e veç. Gjatë diskutimit rreth kësaj teme, deputeti i Vetëvendosjes Visar Korenica, e ka përmendur edhe emisionin e gazetarit Milaim Zeka në RTK […]

Gjatë diskutimit rreth kësaj teme, deputeti i Vetëvendosjes Visar Korenica, e ka përmendur edhe emisionin e gazetarit Milaim Zeka në RTK – megjithëse – pa ia përmendur emrin emisionit e as Zekës.

“Me vitet të tëra RTK është krijuar në simbol të sallamadisë me vite të tëra RTK nuk ka kry funksion të informimit por të rehatimit. Në RTK është keqpërdor paraja publike duke financuar produksione të jashtme të emisioneve edhe pse RTK kishte infrastrukturë njerëzore për t’i prodhuar vetë këto emisione.Paramendojeni RTK ka paguar emisione të prodhuara nga mashtrues të vizave, cili ishte hesapi i kësaj marrëveshje, pyetni vetë mashtruesit dhe partitë politike me të cilët ata bashkëpunuan që sot shesin moral në rrjetet sociale dhe studio televizive thuase qytetarët kanë harruar kush janë dhe çfarë kanë bërë ata.”, ka thënë Korenica në Kuvend, shkruan Periskopi.

E për këto deklarart, Zeka në një proncim për Periskopin është lëshuar në gjuhë eksplicite, duke e qujatur Korenicën si ‘prostitutë politike’

“Me u prononcu për deklaratat e tij është njejtë si me u përgjigjë për ndonjë prostitute që bon prostutcion 24 orë në ndonjë puf të Gjermanisë. Kështu që unë e konsideroj atë prostitutë politike”, ka thënë Zeka në përgjigjen që Periskopi e publikon ashtu siç e ka dërguar.

“Kështu që për kësi far mutash që janë unë nuk kam qef as me u prononcu. Ai është një njeri i cili ka thënë se duhet me u zhduk Izraeli ai ka ba deklarata ma të randa dhe ka folur kundër zhdukjeve të shteteve se le ma për mu, kështu që nuk me lë përshtypje kjo punë”, u shpreh ai.

Tutje, Zeka ka thënë se kushdo që argumente se ai ka keqpërdorur RTK’në, lë të drejtohet në Prokurori.

“Ai dhe të tjerët e dijnë që unë nuk e kam emisionin, e ka gruja ime dhe e kam thënë në qoftë se ai ose kushdo tjetër ka argumentin me të vogël, le t’i drejtohet prokurorisë dhe gjykatës”, ka thënë ai.

Opozita ka kundërshtuar shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, duke thënë se është një shkarkim politik dhe me qëllim që të kontrollohet bordi i ri që do të emërohet.

Anëtarët e shkarkuar janë kryetar Sali Bashota, anëtarët Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli, Albinot Maloku.

Ndërkohë, ish-anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës përmes një reagimi kanë kundërshtuar shkarkimin nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Në reagimin e bërë për media thuhet se veprimi i sotëm i shumicës parlamentare është antiligjor.

“Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është politik, antiligjor dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik”, thuhet në reagim./Periskopi/

Reagon Bordi i shkarkuar i RTK-së: U godit demokracia, do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?