Zëdhënësja politike e LDK-së për ‘tiketat ngjitëse’: Dorëheqja e domosdoshme, por s’mjafton

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Sibel Halimi, ka komentuar pezullimin që i bëri Ministria e Infrastrukturës një marrëveshjeje të dyshimtë pas presionit publik dhe raportimeve të mediave. Halimi ka shkruar se “dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme” për rastin në fjalë. Durmishi pak më herët njoftoi popullin se ka marrë vendim […]
Halimi ka shkruar se “dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme” për rastin në fjalë.
Durmishi pak më herët njoftoi popullin se ka marrë vendim për ta pezulluar marrëveshjen, megjithëse para një jave e kishte mbrojtur pas raportimeve të Periskopit.
“Zgjodhi kompaninë e regjistruar vetëm me tre (3) punëtorë, përcaktoi çmimin për një tiketë që mund të kushtojë vetëm 5 cent dhe në fund pas një presioni publik e anuloi!” është komenti i znj. Halimi.
Reagime në lidhje me këtë zhvillim po vijnë nga të gjitha anët.
Periskopi kishte alarmuar publikun në lidhje me kontratën, e cila doli se ishte 5 vjeçare dhe se detyronte popullin të paguante 4 euro e 90 cent në vit për tiketa që kushtonin fare lirë.
Për më tepër, kjo po bëhej mu në kohën e pandemisë kur dihet se ka pasur një goditje në ekonomitë familjare të kosovarëve dhe që efektivisht i dëbonte veturat e paregjistruara të tyre nga rrugët e Kosovës.
Reagimi i zëdhënëses së LDK-së:
Zgjodhi kompaninë e regjistruar vetëm me tre (3) punëtorë, përcaktoi çmimin për një tiketë që mund të kushtojë vetëm 5 cent dhe në fund pas një presioni publik e anuloi! Dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme!












