Zdravko mesazh Albinit dhe Shpejtim Bulliqit: Kryeministri i Malit të Zi thotë se s’di pse duhet të flitet për Demarkacion

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se Marrëveshja e Demarkacionit me Kosovën është e vlefshme dhe se ajo duhet të respektohet. Këto komente i bëri pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se do të bëjë çmos që “të korrigjojë” marrëveshjen në fjalë të vitit 2018. Në një intervistë për televizionin […]
Këto komente i bëri pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se do të bëjë çmos që “të korrigjojë” marrëveshjen në fjalë të vitit 2018.
Në një intervistë për televizionin publik të Malit të Zi (RTCG), Krivokapiqi ka thënë se marrëveshja është obliguese për të dyja shtetet.
“Çështja e kufijve në Ballkan është gjithmonë problematike. Nëse i prekni kufijtë, potencialisht sjell përleshje. Dy grupet e ekspertëve kanë konstatuar gjendjen dhe është ndërkombëtarisht e verifikuar dhe nuk shoh arsye pse të ngrihet kjo çështje”, ka thënë Krivokapiqi.
Kryeministri Kurti ditë më parë në Kuvendin e Kosovës tha se “do të bëj maksimumin që të korrigjoj gjithçka që është bërë padrejtësisht, gabueshëm e dëmshëm në vitin 2018, kur ishte ratifikuar ajo marrëveshje, që ia humbi territorin Kosovës”.












