Vuçiq: U pajtuam me BE-në, Kurti na tha se i kemi bërë tri gjenocide

Ka përfunduar takimi mes presidentit serb Vuçiq dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti në Bruksel. “Kam menduar se ka qenë e pamundur të kishte një takim më të keq [se ai i 15 qershorit] por ja që sot u binda se ishte e mundur. Ne morën propozimet e BE-së që ishin harmonizuar me negociatorët tanë kryesorë. […]
“Kam menduar se ka qenë e pamundur të kishte një takim më të keq [se ai i 15 qershorit] por ja që sot u binda se ishte e mundur. Ne morën propozimet e BE-së që ishin harmonizuar me negociatorët tanë kryesorë. Serbia po ashtu plotësisht u pajtua me propozimet e BE-së,” deklaroi Vuçiq pas daljes nga takimi me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.
“Ishin tri pika. Që të intensifikohet përpjekjet e përbashkëta për të identifikuar personat e pagjetur; të përmbahemi nga situatat tjera që do të eksalonin marrëdhëniet në terren dhe të takohemi rregullisht.” – deklaroi ai.
“Ata na thanë që Serbia ishte fajtore për tri gjenocidet në Kosovë… Gjithçka po vjen në një pikë: që dikush ta detyrojë Serbinë që ta njoh Kosovën,” – tha ai.












