Vuçiq për Kurtin: Zyrtarët e BE-së s’po besojnë çka po dëgjojnë prej tij, është kthyer në shekullin XIX

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dhënë fjalën e tij pas takimit të dytë që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Duket se edhe ky takim nuk ka prodhuar rezultatet e pritshme, pasi Vuçiq është shprehur se “nuk kishte besuar që mund të kishte një takim më të keq [se ai i 15 qershorit] […]
Duket se edhe ky takim nuk ka prodhuar rezultatet e pritshme, pasi Vuçiq është shprehur se “nuk kishte besuar që mund të kishte një takim më të keq [se ai i 15 qershorit] e që megjithatë kjo ishte e mundur [me takimin e sotëm].”
Ai tha që Kurti kishte folur për toponimet serbe në Kosovë dhe se e kishte akuzuar Serbinë për “tri gjenocide”.
Më tej, Vuçiq akuzoi Kurtin për qasje destruktive dhe të orientuar kah e kaluara, duek thënë se as zyrtarët e BE-së nuk po besojnë në ato që po dëgjojnë.
“Zyrtarët e BE-së nuk po besojnë se çka po dëgjojnë [prej Kurtit]. Burri është kthyer në shekullin e 19. Siç mund ta shihni, unë jam i shqetësuar. Nuk e di çka do të bëjmë.”












