Vuçiq pas takimit: E njoh historinë më mirë se Kurti, ishte e lehtë

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq që u mbajt në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Edhe ky takim, si ai i kaluari, përfundoi më herët se që ishte paraparë dhe siç është njoftuar ka pasur tensione të shumta. Kryeministri i Kosovës ka thënë se i ka propozuar Serbisë […]
Edhe ky takim, si ai i kaluari, përfundoi më herët se që ishte paraparë dhe siç është njoftuar ka pasur tensione të shumta.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se i ka propozuar Serbisë një tjetër Deklaratë të Paqes me 6 pika por që ajo ishte refuzuar pa u lexuar fare nga pala serbe, përcjell Periskopi.
Në anën tjetër, Vuçiq ka akuzuar Kurtin se është kthyer “në shekullin e 19” dhe se donte t’i jepte mësime për të kaluarën.
Vuçiq ka deklaruar se Kurti i ka folur atij për kohën e kaluar në burgun e Serbisë.
“Është e zorshme të jesh serb në këtë teatër absurditeti. Mos dyshoni që kemi luftuar ashpërsisht dhe unë u përgjigja në gjithçka. Mendoj se e njoh historinë më mirë se ai [Kurti] kështu që ishte e lehtë.”
Më tej, Vuçiq deklaroi se Serbia kishte politikën e mos-ndryshimit të kufijve. /Periskopi












